E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana, tratativa për Abazajn Gramozi merr brazilianin Edinjo

Merkato 24 herë kampionët e Shqipërisë sot firmosin kontratat

Oriand Abazaj është shumë pranë rikthimit te Tirana. Sulmuesi do të lërë Kastriotin për t’u bashkuar me skuadrën kryeqytetase dhe mësohet se ka arritur akordin me drejtuesit bardheblu. Tirana, me shumë mundësi, do të largojë Hysenin. Gjithashtu edhe Sebino Plaku nuk ka vendosur ende nëse do të qëndrojë apo jo. Kjo ka bërë që te Tirana të mendojnë për të zëvendësuar ata që do të largohen dhe Oriand Abazaj është një mundësi. Nga burime pranë tyre mësohet se tratativat janë në rrugë të mbarë dhe shumë shpejt mund të kemi edhe zyrtarizimin e kalimit të sulmuesit në radhët e bardhebluve. Po ashtu, zhvillime të tjera priten sot në klubin Tirana. Sikurse është paralajmëruar, shumë futbollistë titullarë do të nënshkruajnë sot kontratat. Ndërsa shefi i klubit, Rauf Dimraj, ka kërcënuar se ata që nuk do të fi rmosin kontrata 2-vjeçare, do të duhet të pranojnë stolin. Ndërkohë që Gramozi ka ofruar në skuadër sulmuesin brazilian Edson Oliveira Rosa (Edinjo). 29-vjeçari ka deklaruar: “Kam gjetur një klimë të mirë në skuadër dhe të gjithë janë treguar dashamirës ndaj meje. Dua t’i falënderoj të gjithë për këtë mikpritje. I premtoj tifozerisë kolonjare lojëra të mira dhe shumë gola për të ndihmuar në rikthimin e tyre në Kategorinë Superiore”, ka përfunduar deklaratën e tij blerja më e fundit e Gramozit, Edson Oliveira Rosa (Edinjo).

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›