Valon Shehu: Uroj që çmimi të më çeli dyert për të ardhmen
Për këngëtarin Valon Shehu, pjesëmarrja në “Top Fest 7” shënon njëkohësisht edhe pjesëmarrjen e tretë në këtë festival të muzikës moderne shqiptare organizuar nga “Top Channel”. Në këtë edicion të parë, kur këngëtarëve iu dha mundësia e të kënduarit ‘live’ në skenë, ai për herë të parë është vlerësuar me një çmim mjaft të rëndësishëm. “Artisti më i Mirë Mashkull”, ka një domethënie të veçantë për këngëtarin e ri, që shquhet për zërin e veçantë. “Për mua do të thotë shumë ky çmim. është i pari që marr në ‘Top Fest’, edhe pse është hera e tretë që interpretoj në këtë festival. është një çmim të cilin e vlerësoj shumë dhe shpresoj që të më çelë dyert për të ardhmen”, thotë Valon Shehu. Më parë, në edicionin e katërt të “Top Fest”, Valon Shehu është vlerësuar me çmimin “Artisti i Ri më i Mirë”. Në “Top Fest 5”, Valon Shehu është prezantuar me grupin “Hapat”, ku gjithashtu është vlerësuar me çmimin “Grupi më i Mirë”.
#