E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana: “Dëshiroj që ndeshja kundër Liverpulit të mbetet ne histori”

Ekskluzivisht nga Marseja, Arben Shemili
Sonte ne mbremje ora 20:45, ne "Velodrome" luhet ndeshja e madhe Olimpik i Marsejës-Liverpul. Per qytetin e Marsejes kjo eshte nje ndeshje qe do te ngeli ne histori. Ne te gjithe qytetin shihet qarte nje atmosfere e ralle, shume festive. Te gjithe njerezit ne rruge jane te veshur me uniformat e ekipit te tyre, mbajne ne duar flamuj, kapele me shenjen "OM", dhe kendojne kenget e tifozerise marsejeze. Pothuajse i gjithe qyteti, pothuajse eshte i bindur ne kualifikimin e ekipit te tyre te zemres. Ne kampin marsejez gjithashtu, (ne Hotelin luksos me pese yje "Du Castellet" ku eshte grumbulluar ekipi) jane shume entuziast, i shqetson vetem fakti qe kapiteni i tyre, Lorik Cana ka ne kemben e tij nje enjtje e shoqeruar me hematome, te cilen e demtoi ne ndeshjen me Monakon. Deri ne mengjesin e sotem? ai nuk ishte ne gjendje te vishte kepucen e tij nga enjtja. Stafi mjeksor i ekipit vendosi qe ti bej nje anestezi lokale perpara ndeshjes, per ti larguar enjtjen dhe dhimbjen qe e shqetson. I pyetur nga "Albania-sport.com" ne hollin e hotelit, trajneri Gerets u shpreh per Lorik Canen: "Me shqetson shume demtimi i tij, por gjithesesi ai do te luaj edhe me nje kembe, kjo eshte edhe deshira e vet Canes. Une dhe ekipi gjithashtu, kemi shume nevoje per ate. Pastaj nuk mund ta konceptoj dot lojen e sotme pa kapitenin e ekipit. Ai i jep shume kurajo skuadres gjate ndeshjes. Vete Loriku shprehet: "Une nuk mund ta humbas ne asnje menyre kete ndeshje, kjo per mua eshte nje ndeshje qe do te ngeli ne historine e ketij qyteti dhe gjithashtu e vecante per karrieren time. I pyetur per kualifikimin ai tha: "E kam thene edhe me perpara qe shanset jane 50 me 50, por megjithate ne kemi shume besim se do te kualifikohemi".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›