E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valter Fushaj: Vllaznia, mes tre me te mirave

Pas perfundimit te Asamblese se Pergjithshme te Zakonshme ne FSHF, jo te gjithe drejtuesit e klubeve dolen te kenaqur nga mbledhja. Njeri prej tyre, presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj, theksoi me shqetesim se buxheti i FSHF-se nuk parashikon sakte shperndarjen e te ardhurave per klubet. Ne nje interviste per "Koha Jone", Fushaj komenton te ardhmen e Vllaznise, ne sezonin e radhes:

Z. Fushaj, nje pershtypje per zhvillimet e Asamblese?

- Ne pergjithesi, normale. Ne mbledhje u bene diskutime per disa probleme qe lidhen me futbollin dhe diskutuam edhe per nje te ardhme me te mire te kampionatit tone.

Ndonje pakenaqesi nga mbledhja?

Kam verejtje qe i shpreha edhe ne mbledhja, ne lidhje me hartimin e buxhetit. Ne diskutime, nuk doli nje perfundim i sakte dhe i drejte. Te ardhurat qe perfitojne klubet, sipas projekt planit te FSHF, duhet te percaktohen qarte dhe te shperndahen, sipas rregullave. Deri tani ato kane qene te pamjaftueshme.

Perse disa klube nuk e diskutuan ceshtjen e buxhetit ne mbledhje?

Mendoj se klubet duhet te jene te qarte dhe ne nje mendje, ne kete ceshtje. Pati diskutime ne Asamble, por mendoj se nuk kemi vendosur nje rruge te qarte, ne menyren sesi do te shperndahen te ardhurat qe akordohen nga FSHF per klubet e futbollit.

Keni disa vite qe investoni per ekipin e Vllaznise. A mendoni se privatizimi i klubeve eshte nje proces i vonuar?

Ne jemi sponsore dhe kemi kohe qe investojme per futbollin, por mendoj se per ceshtjen e privatizimit te klubeve duhet te mendoje me mire shteti shqiptar.

Cili eshte objektivi i Vllaznise ne kete sezon?

Vllaznia synon nje nder tre vendet e para ne fund te kampionatit. Me ecurine e deritanishme mund te ishim edhe me mire, por ne ndeshjet e fundit ekipi ka rritje ne loje.

Nevoje per perforcime?

Sigurisht, ne muajin janar do te afrojme disa lojtare te tjere.

Po shihni per lojtare nga kampionati yne?

Lojtaret vendas jane ne kontrate me ekipet e tyre, keshtu qe edhe pse duam nuk mundet te bejme merkato me emra shqiptare. Do te plotesojme ekipin me lojtare te huaj.

A. Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›