“Valvulat” për krizat zemërimit të 3-vjeçarëve
Autori i Lajmit: red.
Për një fëmijë të vogël është e vështirë të mbahen përbrenda emocionet e forta. Kur fëmijët ndihen të tejlodhur, të mërzitur, të zhgënjyer, të zemëruar, ato i shprehin këto duke qarë, bërtitur ose përplasur gjithçka, lart e poshtë. Si prind ju mund të zemëroheni, të ndodheni në pozicion të vështirë, të vetmuar dhe pa ndihmë. Krizat dhe shpërthimet e zemërimit janë pjesë normale e zhvillimit të fëmijës gjatë kohës që ai mëson vetëkontrollin.
Në fakt, pjesa më e madhe e fëmijëve kanë kriza zemërimi/ nervozizmi midis moshës 1 dhe 3 vjeç. Ju keni dëgjuar shpesh që t i quajnë “dyvjeçarët e tmerrshëm”. Lajmi i mirë është se rreth moshës 4 vjeç, zakonisht këto kriza ndalojnë. Fëmija i vogël është i zënë shumë në këtë periudhë duke mësuar mjaft gjëra të reja rreth botës. Ai është i etur të kontrollojë gjithçka. Do të jetë i pavarur dhe përpiqet të bëjë më shumë se sa e lejojnë aftësitë e tij. Fëmija do të zgjedhë vetë për gjithçka dhe shpesh nuk do që ta ndalojmë apo largojmë nga çdo gjë. Ai është veçanërisht më i vështirë për të bashkëpunuar me ju kur është i lodhur, i mërzitur apo i frikësuar. Kontrollimi i këtyre shpërthimeve dhe krizave të fëmijës mund të jetë ndoshta gjëja më e vështirë për t u mësuar nga prindërit. Krizat e nervozizmit janë një mënyrë, që fëmija juaj të nxjerrë ato që ka brenda, të shfryhet, kur është i zemëruar.
Si prind, ju ndonjëherë mund ta kuptoni kur po afrohet një krizë nervozizmi. Fëmija juaj mund të
duket jo në humor, i vështirë apo i zemeruar. Ai mund të qarravitet dhe të grindet. Duket sikur asgjë
nuk e kënaq. Në fund ai mund të fillojë të qajë, të godasë me grushta, të ulërijë, të shtrihet përdhe,
apo të mbajë frymën. Ndonjëherë një krizë nervozizmi ndodh papritmas, pa ndonjë arsye të dukshme.
Kur fëmija juaj ka shpërthyer në një krizë nervozizmi, këshillat e mëposhtme mund t`ju ndihmojnë
ta kapërceni atë me sukses:
Hutojeni fëmijën duke larguar vëmendjen e tij diku tjetër, si për shembull në një aktivitet, lodër, libër të ri. Ndonjëherë vetëm prekja ose përkëdhelja e fëmijës do ta qetësojë. Ndaloni sjelljen e tij me një koment të
lehtë, si për shembull “A e sheh se çfarë po bën qeni?, ose “Më duket se ra zilja e derës?” Një shaka e juaja apo thjesht një fytyrë qesharake mund të ndihmojë këtë situatë.
Mundohuni të qëndroni të qetë. Nëse ju bërtisni, apo zemëroheni, ka të ngjarë që t i përkeqësoni
gjërat. Kujtoni se sa më shumë vëmendje do t i kushtoni kësaj sjelljeje, aq më shumë do të ketë mundësi që ajo të përsëritet në të ardhmen. Shfaqje të vogla zemërimi si e qara, ulërima, zakonisht edhe mund të bëni sikur s i vini re. Qëndroni pranë, apo mbani në krahë fëmijën pa i folur, deri kur ky të qetësohet. Kjo i tregon mbështetjen tuaj. Nëse ju nuk mund të qëndroni të qetë, largohuni nga dhoma.
Disa kriza nervozizmi nuk mund të injorohen. Sjelljet më poshtë nuk janë të pranueshme dhe nuk duhet bërë sikur s i vini re: Rrahja ose goditja e prindërve apo njerëzve të tjerë; Flakja e sendeve në vende të rrezikshme; Ulërima apo bërtitja e zgjatur.
Në këto raste përdorni një ndalim të përkohshëm për ta larguar fëmijën tuaj nga burimi i zemërimit të
tij. Nëse ju nuk mund të qëndroni të qetë tek dhoma që e keni çuar fëmijën për ndalim, largohuni nga
dhoma. Prisni një-dy minuta, deri kur e qara e tij të ndalojë, përpara se të riktheheni. Më tej ndihmojeni
fëmijën që të interesohet për diçka tjetër. Nëse fëmija juaj mund të kuptojë, flisni me të për atë që ndodhi dhe diskutoni mënyra të tjera për ta kapërcyer këtë një herë tjetër.
Ju nuk duhet asnjëherë ta ndëshkoni fëmijën tuaj për krizat e nervozimit, sepse mund të fillojë të mbajë përbrenda shumë ankth e mërzi, e cila nuk është e shëndetshme për të. Përgjigjja juaj ndaj këtyre shpërthimeve duhet të jetë qetësia dhe mirëkuptimi. Kur fëmija të rritet do të mësojë si t i zotërojë emocionet e forta.
Mbani mend, është normale që fëmija provon durimin, rregullat dhe kufijtë e prindërve të tij. Megjithëse mund t`ju duket e mirë, mos e shpërbleni fëmijën tuaj për të ndaluar një krizë nervozizmi.
Shpërblimi me diçka mund ta mësojë fëmijën se me këto shpërthime ai fiton gjithnjë. Kur krizat e
nervozizmit nuk nxjerrin asgjë për fëmijën tuaj, ka më pak të ngjarë që ai t i vazhdojë.
Ju mund të ndiheni fajtor kur i thoni “jo” fëmijës. Jini këmbëngulës dhe mënjanoni dhënien e
sinjaleve të përziera. Kur prindërit nuk vendosin qartë disa rregulla, ka më shumë vështirësi për fëmijët
të kuptojnë cilat rregulla janë të palëvizshme dhe cilat janë më të lehta për t u ndryshuar. Sigurohuni
që çdo ditë mund të zbaviteni së bashku me fëmijën tuaj. Mendoni me kujdes për rregullat dhe
kufijtë që keni vendosur dhe mos vini shumë të tillë. Përgjigjuni në të njëjtën mënyrë, kur fëmija juaj
thyen rregullat. Fëmija juaj do të vazhdojë të ketë kriza nervozizmi deri në mes të moshës katërvjeçare. Gjatë kohës së këtyre krizave, sjellja e tyre është normale. Duhet kohë për të, që të mësojë të kontrollojë inatet e tij. Nëse këto shpërthime janë të rënda dhe ndodhin shumë shpesh, mund të jenë një shenjë e hershme e problemeve emocionale. Flisni me pediatrin tuaj nëse fëmija dëmtohet shumë gjatë këtyre krizave, mban frymën, i bie të fikët, apo nëse krizat e nervozizmit përkeqësohen pas moshës 4 vjeç.
Ka rëndësi të kuptoni që krizat e nervozimit janë një pjesë normale e rritjes. Këto kriza nuk janë të lehta
për t u kaluar dhe mund të jenë pak frikësuese për ju dhe fëmijën tuaj. Duke përdorur një sjellje të
dashur, mirëkuptim dhe këmbëngulje, do ta ndihmoni fëmijën tuaj të kapërcejë këtë pjese të zhvillimit
të tij.
tab
Arsyet pse fëmija rebelohet
- Fëmija mund të mos kuptojë atë që ju po i thoni, apo është I turbullt.
- Fëmija mërzitet kur shikon se të tjerët nuk e kuptojnë atë që po thotë.
- Fëmija mund të mos i thotë dot fjalët që përshkruajnë ndjenjat dhe nevojat e tij. Pas moshës
3 vjeç, zakonisht fëmijët mund t i shprehin me fjalë ndjenjat e tyre, kështu krizat e zemërimit
rrallohen apo zhduken.
-Nëse në këtë moshë fëmijët ende nuk janë në gjendje të shprehin ndjenjat e tyre mirë me fjalë, ka më shumë të ngjarë që këto kriza të vazhdojnë.
- Fëmija juaj ende nuk ka mësuar të zgjidhë vetë problemet dhe dekurajohet lehtë.
- Fëmija juaj mund të jetë sëmurë apo të ketë probleme të tjera fizike, që e mbajnë larg të shprehurit të asaj që ndien.
- Fëmija juaj mund të jetë i uritur, por nuk e kupton
- Fëmija juaj mund të jetë i lodhur apo nuk ka fjetur sa duhet
- Fëmija juaj mund të jetë i stresuar ose nuk ndihet rehat.
- Fëmija juaj po reagon ndaj një stresi apo ndryshimeve që mund të kenë ndodhur në jetën e tij (ndërrimi i shtëpisë, lindja e një fëmije tjetër etj.).
- Fëmija juaj mund të jetë xheloz ndaj një miku të tij apo vëllezërve të tjerë. Në këtë moshë fëmijët shpesh kërkojnë atë që kanë fëmijët e tjerë, apo duan për vete gjithë dashurinë e prindërve dhe janë xhelozë kur
ata përkëdhelin fëmijët e tjerë.
- Fëmija juaj ende mund të mos jetë i aftë të bëjë gjërat që imagjinon, si të vrapojë, të ngjisë shkallët, të vizatojë, apo t i vërë lodrat e tij në punë.
Paketë këshillash
Si të parandaloni krizat e nervozizmit
Ju nuk duhet të jeni të habitur, nëse fëmija shfaq krizat e zemërimit vetëm kur ndodhet përballë jush
si prindër. Kjo është një mënyrë që ai gjen për të provuar rregullat dhe kufijtë që i keni vënë. Pjesa
më e madhe e fëmijëve nuk duan të shpërthejnë përpara njerëzve të tjerë dhe janë më të kujdesshëm
me njerëzit e huaj. Fëmijët ndihen më të sigurt kur i tregojnë ndjenjat e tyre para njerëzve tek të
cilët kanë besim. Duke ditur këtë, ju ende nuk jeni të aftë të parandaloni të gjitha krizat e inatit, por
sugjerimet më poshtë mund t`ju ndihmojnë të pakësoni mundësinë e shfaqjes së një krize të tillë:
Nxiteni fëmijën të përdorë fjalët për t ju treguar ju se si ndihet, si për shembull “jam vërtet i çmendur,
po tërbohem nga inati etj”. Përpiquni të kuptoni si ndihet dhe i mësoni fjalë që mund t i përdorë
kur do të përshkruajë ndjenjat e tij.
Vendosni kufij të arsyeshëm dhe mos prisni që fëmija juaj të jetë i përsosur. Jepni sqarime të thjeshta
për rregullat që keni vendosur dhe mos i ndryshoni rregullat. Mbani një rutinë të rregullt ditore
sa më shumë të jetë e mundur, kështu fëmija juaj e di se çfarë e pret, apo çfarë do të ndodhë.
Pakësoni situatat të cilat e stërmundojnë fëmijën, si loja me fëmijët apo lodrat që janë shumë
të vështira për moshën e fëmijës tuaj.
Pakësoni vizitat apo qëndrimet e gjata në një vend ku fëmija juaj duhet të qëndrojë ulur, ose nuk
mund të luajë për periudha të gjata kohe. Nëse duhet bëni një udhëtim të gjatë, merrni me vete lodrat,
librat e pëlqyera të fëmijës për ta zbavitur. Kini gati ndonjë ushqim të shëndetshëm për t`ia dhënë menjëherë kur është i uritur. Sigurohuni që fëmija ka pushuar mirë, veçanërisht përpara një dite
të zënë me aktivitete stresuese.
Largoni vëmendjen e fëmijës nga aktivitete që ka të ngjarë të përfundojnë me një krizë nervozizmi.
Sugjeroni aktivitete të ndryshme. Nëse është e mundur, duke bërë pak humor, duke luajtur, mund të ndihmohet të kapërcejë një situatë të vështirë. Për shembull, nëse ju jeni brenda në shtëpi, përpiquni ta nxirrni fëmijën jashtë për t i larguar vëmendjen. Zgjidhni se kur duhet të thoni “jo”. Kur ju i thoni “jo” çdo
kërkese apo dëshire të fëmijës, kjo do ta zhgënjejë. Kur një kërkesë nuk është shumë e arsyeshme, apo
e papërshtatshme, mund t i thoni edhe po. Nëse rrezikohet siguria e fëmijës tuaj, mos e ndryshoni vendimin
nga frika e krizave të nervozizmit. Lëreni fëmijën tuaj të zgjedhë kurdoherë që është e mundur. Për shembull, nëse fëmija juaj nuk pranon të lahet, sqarojeni se do të shkojë për të bërë banjë, por jepini
një mundësi që të marrë edhe vetë ndonjë vendim. Për shembull, në vend që t i thoni “Erdhi koha
për të bërë banjë” mund të thoni “Është koha për banjën tënde. A do të ecësh vetë deri aty, apo të
mbaj unë në krah?” Bëhuni një shembull i mirë. Mos bërtisni, apo mos u grindni përpara
fëmijës tuaj.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008