Depresioni, hidhet nga ballkoni 50-vjeçarja
Autori i Lajmit: red.
Hidhet nga ballkoni i pallatit ku banon në gjendje depresioni dhe gjendet në rrezik serioz për jetën. Sipas burimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në qytetin e vogël të Përrenjasit, kur shtetasja Merushe Sadushi, 50 vjeç, ka tentuar vetëvrasjen, duke u hedhur nga ballkoni. ”50-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, brenda në qytetin e Përrenjasit dhe ka përfunduar përtokë me dëmtime të shumta”, - thanë burimet policore. Sipas tyre, gruaja fillimisht është transportuar në spitalin e Librazhdit, por si pasojë e gjendjes së rëndë është nisur me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Sipas burimeve nga spitali, mësohet se gruaja, edhe pas marrjes së ndihmës së parë, ndodhet ende në gjendje kritike për jetën. Ndërkaq, policia pas hetimeve paraprake për ngjarjen, bën me dije se shkak i tentativës së vetëvrasjes ka qenë një çast depresioni.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008