E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 50-vjeçarit, akuzohet për trafik femrash

Autori i Lajmit: red.

Policia ka ndaluar një 50-vjeçar nën akuzën e shfrytëzimit për qëllime për prostitucion, pas denoncimit të bërë nga një adoleshente. Sipas burimeve të policisë, bëhet e ditur se është ndaluar shtetasi Apostol Shuli, 50 vjeç nga qyteti i Pogradecit. “Ndalimi i tij është bërë pas denoncimit të një 17-vjeçareje me inicialet M.B, e cila ka deklaruar në polici se është mashtruar nga Shuli dhe më pas është shfrytëzuar për qëllime prostitucioni”, - thanë burimet policore. Adoleshentja ka mundur që të konfirmojë gjithçka, pasi ka marrë ndihmën e një psikologu. Aktualisht policia ka bërë shoqërimin e të akuzuarit, ndërkohë po hetohet në lidhje me rastin dhe verifikimin e provave, për të parë vërtetësinë e denoncimit. “50-vjeçari akuzohet për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”, - tha policia.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›