E Diel, 1 Nëntor 2026

Alzheimer nuk ka lidhje me problemet cerebrale

Autori i Lajmit: red.
Shpesh kur pyesim njerëzit, që nëse e dini se çfarë është SIDA ose tumori, të gjithë thonë “po”, por kur pyesim se çfarë është sëmundja Alzheimer, nuk dimë të përgjigjemi me siguri. E pra, kjo sëmundje ka kohë që është zbuluar dhe kohët e fundi po flitet shumë për të. Kjo sëmundje është identifikuar në 1907 nga një mjek gjerman, që quhej Alois Alzheimer. Dhe sot, njihet si sëmundja e pleqërisë ose më saktë, që vjen nga pleqëria. Në fakt është një gabim të quhet e tillë, kjo sëmundje shfaqet me rritjen e moshës, por kjo është një sëmundje e vërtetë.
Çfarë është sëmundja e Alzheimer
Alzheimer është një sëmundje që prek trurin, (neurodegjenerative) mosfunksionim normal i disa qelizave nervore, që shkakton në mënyrë progresive dhe të pariparueshme humbjen e memorjes, duke shkaktuar kështu edhe vështirësi në gjestet e jetës së përditshme.
Shkaqet e sëmundjes
Origjina e kësaj sëmundjeje është akoma e pashpjegueshme, e mjekët nuk e dinë akoma si të ndalojnë progresin e kësaj sëmundjeje. Kërkuesit dinë, që kjo sëmundje prek moshat pas 65 vjeç, por ka raste që kjo prek edhe mosha më të reja se 50 vjeç, dinë që kjo sëmundje prek po aq meshkuj sa dhe femra. Dinë gjithashtu, që nuk është sëmundje ngjitëse, nuk ka lidhje me problemet arteriale cerebrale e nuk vjen nga stresi. Por kërkuesit nuk shpjegojnë asnjë shkak të kësaj sëmundjeje.
Siptomat e sëmundjes
Sëmudja e Alzheimer shfaqet me humbjen e memories, por me një humbje që nuk i ngjason humbjes së memorjes që vjen nga mosha, por një humbjeje të memorjes në mënyrë të konsiderueshme, sigurisht kjo humbje e memorjes nuk vjen nga sot, nesër, por në mënyrë progresive. I sëmuri nuk është në gjendje të kujtojë ngjarje që i ka jetuar para pak kohësh, nuk memorizon dot asgjë të re. Fatkeqësisht gjendja ose situata vjen e keqësohet deri në atë shkallë, ku i sëmuri duhet të spitalizohet ose dikush të kujdeset për të në jetën e përditshme, sepse ai bëhet i varur.
Diagnostikimi
Për të identifikuar këtë sëmundje, nuk ekzistojnë teste ose ekzaminime të thjeshta e të sigurta. Kështu që për mjekun, nuk është e thjeshtë të vendosë diagnozën. Mjeku shqyrton me hollësi të gjitha mundësitë që janë origjina e humbjes së memorjes. E vetmja diagnozë e sigurt për momentin është autopsia (sigurisht pas vdekjes së pacientit), ku, vërtetohen dy dëmtimet e trurit që karakterizojnë këtë sëmundje. Ato janë “les plakes stenile” -degjenerim të neurofibrileve.

Trajtimi i sëmundjes
Shkatërrimi nuk kthehet pas, por mund të ndalet
Fatkeqësisht, në këtë moment nuk ekziston akoma një medikament, që mund të shërojë sëmundjen Alzheimer ose të ulë progresin e saj. Ekzistojnë medikamente, që ndihmojnë ose lehtësojnë siptomat dytësore, që janë depresioni, akthi, pagjumësia e paranoja. Sigurisht, është shumë e rëndësishme, që marrja e këtyre medikamenteve të jetë e kontrolluar në mënyrë sistematike nga mjeku. Përhapja e sëmundjes është pak a shumë e njëjtë në gjithë botën dhe lëviz 5% -10% në moshën 65- vjeçare. Çdo vit, përqindja e të sëmurëve pas kësaj moshe rritet me 2% për të arritur sipas disa statistikave jo shumë optimiste në 50% në moshën 85- vjeçare. Pra, çdo dy pleq në atë moshë njeri ka Alzheimer.
Problemi i mjekësisë shqiptare qëndron sot që akoma vazhdon të thuhet për pleqtë se kanë "sklerozë" ose vdesin "nga pleqëria". Kur ka probleme memorie gjyshi apo gjyshja juaj kujtohuni se MUND të jetë Alzheimer. Përsa i përket shkaqeve, është e vërtetë që shkaqet nuk janë zbuluar plotësisht, por kërkuesit nuk janë krejt në errësirë. Ka disa hipoteza që bazohen në njohuritë e deritanishme. Shumica nuk verifikohen dot kollaj prandaj mbeten vetëm hipoteza. Duhet kuptuar, që hipotezat në mjekësi (dhe shkencë) nuk janë ide spekulative artistike, por argumentohen me fakte. Psh. plakat senile përmbajnë derivate të një proteine që prodhohet nga kromozomi 21. Ky kromozom është ai që shkakton dhe sëmundjen Down. Personat Down, nëse arrijnë të rrojnë deri 40-50 vjeç zhvillojnë të shumtën e herëve dhe Alzheimer. Ata që preken nga sëmundja Alzheimer në moshë të re (40- 50 vjeç) qëllon që kanë patur në familje dikë tjetër që ka vdekur me Alzherimer. Në këtë rast ekziston një komponent i fortë gjenetik dhe prognoza e sëmundjes është pesimiste pasi e vdes pacientin në 2-3 vite (Alzheimeri normal e vdes pacientin në 5-15 vjet). Për këtë sëmundje nuk kanë ekzistuar deri tani medikamente shëruese, por jo më larg se një ditë më parë, shkencëtarët në Britani njoftuan se e kanë gjetur ilaçin që është provuar me sukses në rreth 300 pacientë. Ndërkohë, ekzistojne rregulla të caktuara që mund të ndiqen në shtëpi për ta vonuar sëmundjen dhe kollajtësuar jetën e çoroditur të pacientit.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›