E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria, kartat e identitetit më 8 gusht

Autori i Lajmit: red.
Brenda datës 8 gusht të gjithë përfaqësuesit e prefekturave të rretheve të Shqipërisë, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm që përcakton procedurat për pajisjen e qytetarëve shqiptarë për kartat dhe pasaportat biometrike. Ndërkohë që ministri i Brendshëm, Nishani, bëri të ditur se është përcaktuar edhe modeli i këtyre kartave. Kreu i Ministrisë së Brendshme zhvilloi dje një takim me drejtuesit e pushtetit vendor në qarqe, bashki e komuna për të diskutuar dhe përcaktuar detyrat dhe objektivat lidhur me realizimin e projektit për prodhimin dhe shpërndarjen e letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike. Ministri i Brendshëm u shpreh mbi rëndësinë e krijimit të kushteve normale për punën që do të kryejnë stafet e qeverisjes lokale për procesin e aplikimit për letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike dhe shpërndarjes së tyre.
Sipas tij, qeveria shqiptare ka siguruar dhe është e gatshme të alokojë fondin financiar për projektin dhe propozimet që secili prej jush ka bërë për zyrën përkatëse të gjendjes civile dhe për përmirësimin e tërë infrastrukturës që do të duhet për procesin e aplikimit të qytetarëve shqiptarë për letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike, - u shpreh ministri i Brendshëm duke kërkuar angazhimin e drejtpërdrejtë për realizimin e këtyre investimeve nga ana e krerëve të pushtetit vendor dhe administratës që ata drejtojnë. Fondi i vënë në dispozicion nga qeveria për këto investime në bazë të projekteve dhe propozimeve përkatëse nga vetë njësitë vendore është 200 milionë lekë.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›