E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hallall dhe peshk dietat fetare myslimane e hebreje

Me thuaj cfare ha te te them cfare besimi ke. Po kaq e thjeshte nuk eshte sepse ushqimi nuk eshte thjesht ushqim. Kulturat dhe fete kane ndikim te madh mbi ushqimin tone.

Ne shume shoqeri ushqimi nuk eshte vetem ushqim. Kulturat dhe fete ndikojne tek ushqimi i njeriut. Ushqimi eshte nje e drejte elementare e njeriut. Megjithate uria mbetet nje nga problemet me te medha qe presin zgjidhje sepse 925 milione vete vuajne prej saj ben te ditur organizata e OKB-se per ushqimin dhe bujqesine FAO. Cdo vit ne vendet ne zhvillim vdesin miliona burra dhe gra e femije prej mungeses se ushqimit. Problem nuk eshte vetem mungesa sepse jo cdo gje qe eshte e ngrenshme hahet prej njerezve nder te tjera edhe per arsye fetare. Sonila Sand bisedoi me disa eksperte.

Me thuaj cfare ha te te them cfare besimi ke. Po kaq e thjeshte nuk eshte sepse ushqimi nuk eshte thjesht ushqim. Kulturat dhe fete kane ndikim te madh mbi ushqimin tone. Per Krishterimin teologu nga Kelni Manfred Becker-Hubert shpjegon Nje besim thelbi i te cilit eshte perjetimi i Zotit ne formen e Jezu Krishtit me te gjitha shqisat keshtu qe feja ndikon mbi te perditshmen dhe ne kete menyre edhe mbi ushqimin. Cdo dite shijon ndryshe ne fene e krishtere cdo feste ka nje gjelle te caktuar pije ose biskota. Me pare ka qene cdo gje e rregulluar dhe rregullat kane mbetur deri tani.

Te krishteret lejohen ne parim te hane cdo gje megjithate ka disa ushqime qe nuk hahen ne dite te caktuara. Keshtu per shembull te krishteret nuk duhet te hane mish diten e premte. Po ashtu ne dy dite te vitit te merkuren e perhimet dita e fundit e karnavaleve dhe te premten e mire nuk hahet mish por vetem nje vakt i bollshem shpjegon teologu Becker-Hubert Dita e premte eshte dita e vdekjes se Jezu Krishtit. Dhe meqenese ai kishte ngrene mish pra ishte njeri si ne kjo kujtohet duke hequr dore nga mishi. Ne vend te tij hahet peshk. Nje menyre e vjeter e te menduarit thote qe cdo gje qe eshte nen siperfaqen e ujit eshte pjese e vdekjes dhe e botes se demoneve. Sipas kesaj logjike peshku nuk eshte gje e gjalle ndaj lejohet te hahet.

Ne parim myslimanet lejohen te hane cdo gje qe eshte hallall pra qe nuk demton trupin. Edhe ketu ekzistojne disa rregulla si per shembull ndalimi i alkoolit dhe mishit te derrit i cili shihet si i papaster. Edhe ngrenia e kufomave dhe e gjakut eshte e ndaluar. Sociologu Hasan Karaca drejton Qendren per Fe dhe Shoqeri ne Keln Ne Kuran ndodhet nje varg qe i numeron keto mishi i derrit alkooli dhe gjaku jane te ndaluara. Pra mishi duhet te hahet kur ti kete rrjedhur i gjithe gjaku. Alkooli eshte pije dehese dhe gjithcka qe eshte dehese eshte e ndaluar sepse njeriu duhet te jete i matur gjate gjithe jetes. Kjo eshte te pakten ajo qe kerkohet.

Kurse hebrenjte lejohen te pine alkool por vetem nese eshte kosher e lejueshme. Cilat ushqime jane kosher e tregon nje shikim ne Tora libri i shenjte i hebrenjve. Perimet dhe frutat nuk perbejne problem vetem tek kafshet dhe prodhimet e kafsheve ceshtja eshte e komplikuar banoret e deteve qe nuk kane krahe dhe luspa jane treife pra te ndaluara. Pervec kesaj vetem kafshet qe kane thundra dhe jane ripertypese mund te hahen. Pra edhe ne hebraizem eshte e ndaluar ngrenia e mishit te derrit. Kafshet e tjera duhet te theren ne nje menyre te caktuar. Gjate tij priten me nje te goditur arteria karotide trakeja dhe ezofagu i kafshes se gjalle.

Tuvia Hod-Hochwald nga rabinet ortodokse te Gjermanise shpjegon se cfare do te thote kjo E rendesishme eshte qe qumeshti dhe mishi te mbahen te ndare nga njeri-tjetri. Ne kemi gjithnje dy kuzhina nje per qumesht dhe produktet e tij dhe nje tjeter per mishin dhe produktet e tij. Ata nuk mbahen te ndare nga njeri-tjetri vetem ne frigorifer. Per keto produkte ekzistojne kusi dhe tigane me vete. Gatimi dhe ngrenia nuk behet bashke. Madje kur ke ngrene mish duhet te presesh tri ore derisa te mund te pish per shembull nje kafe me qumesht.

Ky qendrim rrjedh nga nje fjali e Toras Keci nuk duhet zier ne qumeshtin e te emes.

Hod-Hochwald eshte i vetedijshem se eshte e veshtire qe te zbatosh te gjitha rregullat. Pervec kesaj shumellojshmeria e ushqimeve qe gjenden ne markata shton veshtiresite per te gjetur cfare eshte e lejueshme dhe cfare jo. Prandaj ai ka shkruar nje liber me titullin Rabbi a eshte ai si duhet Eumlshte e veshtire e megjithate eshte pjese e fese sone dhe ne perpiqemi ti zbatojme. Ne perpiqemi te ndihmojme njerezit ne Gjermani dhe ne Evrope. Keshtu ne kemi perpiluar nje liste me ushqime kosher qe mund te blihen ne supermarkate. Ne kemi kontrolluar nese jane kosher apo jo dhe i kemi futur ne liste.

Edhe ne hinduizem ekzistojne rregulla per ngrenien e mishit. Zoti eshte tek te gjithe thone hindute e bindur edhe tek qeniet e gjalla. Tek ta lopa shihet si e shenjte sepse prej shume indianeve ajo shihet si nene prandaj ajo nuk lejohet te hahet. Nuk lejohet te theret dhe as te hahet. Kush i merr jeten nje lope ka kryer krim thote besimi hindu.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›