Van Basten-Milan: kontakte E vërteta, brenda 10 ditëve
Marko Van Basten parakalon Filipo Galin për pankinën e Milanit? Pas 7-10 ditësh do të mësohet më shumë. Diçka po lëviz sigurisht: kori i ultrasve, duartrokitjet e gjata të të gjithë stadiumit për Leonardon gjatë ndeshjes me Fiorentinën, kanë qenë një mesazh i qartë për Silvio Berluskonin. Duhet një njeri i fortë në zemrën e kuqezinjve për të harruar brazilianin, që mundi mijëra skepticizma dhe e bindi gjithë popullin kuqezi. Ja sepse ideja prioritare lidhur me Galin rrezikon të zbehet tani: ish-mbrojtësi ka një të kaluar të mirë si lojtar i “Djallit”, por i mungon imazhi karizmatik. Jo si Sinjo i Utreht, që nuk u harrua kurrë nga tifozët e tij të vjetër. Edhe kur vjen ndonjëherë në San Siro për ndeshjen e Borgonovos, merr duartrokitje në skenë të hapur. Ndërkohë, ka nga ata që betohen se emisarët milanistë këto ditë po testojnë terrenin për ish-sulmuesin holandez. Flitet për një marrëveshje shumë të mundshme. Bisedimet me Van Basten do të bëhen në rastin e udhëtimit të tij në Itali në ditët e ardhshme, kur do të marrë pjesë në një turne golfi për bamirësi. Pengesa? Rroga, nga që duhet të pranojë një tavan te 2 milionë eurot. Pastaj, ish-trajneri i Holandës do të kërkojë një projekt rreth blerjeve.
#