Van Bommel, ‘tifoz’ i Milanit

Mesfushori Mark van Bommel vazhdon të jetë përkrahës i Milanit, pavarësisht largimit nga klubi gjatë verës.
Holandezi braktisi San Siron për PSV Eindhovenin duke përfunduar qëndrimin prej 18 muajsh te gjiganti milanez. Por, ai nuk e harron ish skuadrën e tij. “Nuk ka dyshim se do të jem tifoz i Milanit në derbi të dielën”, deklaroi Van Bommel për mediet italiane.
“Është një ndeshje e rëndësishme dhe edhe më tepër për Milanin që duhet të kompensojë pikët që ka humbur në fillim të sezonit. Mendoj shumë për Milanin. Jam në kontakt me disa futbollistë dhe bisedoj me ta vazhdimisht”, u shpreh ai.