Van Bommel beson në sukses

Kapiten i Holandës, Mark van Bommel beson se ekipi i tij ka mundësi të mira për ta fituar Evropianin, por e pranon se ‘Tulipanët’ do të kenë punë të vështirë, pasi që do të kenë punë me ekipe si Gjermania dhe Spanja.
“Besoj fuqishëm se ne mund ta fitojmë Evropianin. Mendoj se do të jetë një eveniment i madh për ne, ku shpresoj që do të kemi një përfundim të mirë. Gjermania besohet të jetë favorite së bashku me Spanjën dhe ne. Por, s’duhen harruar as Italinë, Francën dhe Anglinë”, theksoi futbollisti i ri i Ajaxit për të përditshmen holandeze Metro.