Ivanov: Nuk i nënshtrohemi asnjë trysnie për emrin
Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka deklaruar se Maqedonia nuk do të përulet para asnjë trysnie që kërkon heqjen dorë nga e drejta e identitetit të saj.
Këtë deklaratë presidenti Ivanov e bëri gjatë një fjalimi të mbajtur në Fakultetin e Juridikut në Shkup, ku theksoi se identiteti i një shteti është një e drejtë themelore.
"Kjo është esenca e të drejtave të njeriut dhe forca njerëzore e botës së lirë. Vija jonë e kuqe në bisedimet me Greqinë nuk del nga nacionalizmi, inati, apo demonstrimi i forcës, por del nga përfitimet civilizuese të betejës njerëzore për liri", ka deklaruar Ivanov.
Ai ka shtuar se Republika e Maqedonisë nuk do ta ndryshojë Kushtetutën me qëllim ndryshimin e emrit të saj dhe nuk do të pranojë asnjë zgjidhje që shkel identitetin kombëtar dhe gjuhësor