Van Gaal beson në titull

Louis van Gaal është i gatshëm të vërë bast se Bayern Munich do ta fitojë titullin e kampionit në Bundesligë, pas kalimit në pozitën e parë në tabelë për herë të parë këtë sezon, kur fitoi 1-0 ndaj Hamburgut të dielën.
Kjo është hera e parë që Bayern është lider në tabelë pas 652 ditëve, por Van Gaal beson se ata do të mbesin aty.
“Nëse do të mund të bëja bast, atëherë do të vendosja paratë e mia që Bayern ta fitojë ligën. Kemi shfrytëzuar mundësinë e parë për të dalë në krye dhe kjo është me rëndësi”, tha ai për televizionin LIGA Total.