E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus kërkon Capellon

Sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, Juventus do të bëjë përpjekje për rikthimin e selektorit të Anglisë, Fabio Capello, në klub pas Kampionatit botëror.

Bianconerët janë kthyer në krizë pas humbjes 2-0 nga Palermo të dielën.

Juventus pritet të bëjë ndryshime në stafin teknik gjatë verës, pasi Alberto Zaccheroni ishte emëruar trajner deri në fund të këtij sezoni.

Cesare Prandelli dhe Rafael Benitez ishin favoritë për post në të kaluarën, por duket se humbja nga Palermo ka shtyrë drejtuesit e Juventusit të mendojnë për Capellon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›