E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Gaal kthehet në Ajax

Ajax ka njoftuar se Louis van Gaal, njëri prej trajnerëve më të suksesshëm të tij, do të kthehet në klub si drejtor i përgjithshëm në fillim të sezonit 2013/13.

Pozita ka qenë e lirë prej kur Rik van den Boog u largua në qershor. Van Gaal do të fillojë rolin e tij të ri në korrik sepse ishte shkarkuar nga posti i trajnerit të Bayern Munichut në prill dhe ka kontratë me gjigantin gjerman edhe për shtatë muaj e gjysmë.

Në gjashtë vitet e tij si trajner i Ajaxit, Van Gaal fitoi tre tituj në Eredivisie, po aq Kupa të Holandës si dhe Kupën UEFA, Ligën e Kampionëve dhe Kupën Interkontinentale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›