Napoli në gjurmët e Dimitar Berbatovit
Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis, është duke mbajtur nën vëzhgim situatën e sulmuesit të Mançester Junajtid, Dimitar Berbatov. Bullgari do të jetë pa kontratë në fund të sezonit, edh pse Junajtid ka opsionin për ta vazhduar edhe për një vit. De Laurentis është i interesuar ta sjellë Berbatovin në Itali në janar nëse ata do të jenë nën presion të madh për ta shitur Edinson Kavanin. PSG dhe Gallatasaraji, po ashtu janë të interesuar në sulmuesin bullgar.