Real Madridi shënjestron të riun Xhek Uilshir
Gjiganti spanjoll Real Madrid raportohet se është duke ndjekur mesfushorin e Arsenalit, Xhek Uilshire. Klubi nga “Emirates” mund të ketë edhe një përplasje tjetër me klubet spanjolle, pas betejës me Barcelonën rreth transferimeve të Tierri Henri dhe Çesk Fabregas. “The Sun” shkruan se Uilshir është pjesë e listës së pesë lojtarëve më me perspektive të Europës që Reali synon t’i sjellë në radhët e veta.