E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birmani zhvillohen zgjedhjet e para ne 20 vjet

Vota Rezultatet ashtu sic priteshin jane ne favor te partise afer juntes ushtarake

Birmania mbajti dje zgjedhjet e para kombetare qe u zhvilluan ne vend pas 20 vjetesh. Per dhjete ore nga ora 6.00 deri ne oren 16.00 me oren lokale banoret e Birmanise hodhen voten e tyre ne ato qe Perendimi i cileson si zgjedhje as te lira as te drejta. Sic del nga informacionet e para edhe pse numerimi i votave eshte nje proces qe po vazhdon ende partia e afert me junten Unioni per solidaritet dhe zhvillim e ka te sigurt fitoren. Por partia me e madhe opozitare Liga Kombetare per Demokracine u kerkoi simpatizanteve te saj te bojkotonte zgjedhjet ashtu sic beri edhe vete. Interesante do te jete shifra per pjesemarrjen ne votime qe pritet te publikohet shume shpejt nga autoritetet e juntes ushtarake. E perditshmja e regjimit foli per nje pjesemarrje masive por vezhgues te ndryshem i pershkruajne qendrat e votimit krejt te boshatisura. Nga ane te ndryshme kane ardhur lajme per parregullsi. Mes tyre flete votimi te falsifikuara apo kuti thuajse te mbushura. Megjithate zgjedhjet u mbyllen pa incidente. Partite e regjistruara ne zgjedhje ishin plot 37. Fitorja e juntes qe qeveris me dore te hekurt vendin eshte marre si e mireqene duke marre parasysh edhe mungesen totale te lirise se informacionit ne vend. Edhe Presidenti i SHBA Barak Obama i kishte cilesuar si te papranueshme zgjedhjet dhe rezultatet e tyre. Nje tjeter lajm i pritshem per ditet ne vijim eshte ai qe lidhet me lirimin e mundshem pas zgjedhjeve te fitueses se cmimit Nobel per Paqen Aung San Suu Kyi njekohesisht liderja e partise me te madhe opozitare ne vend. Sipas te dhenave te gazetes Irrawaddy junta ka vendosur gjendjen e jashtezakonshme per 90 ditet e ardhshme. Ne kete menyre mund te pengohen me shume se deri tani protestat e mundshme kunder zgjedhjeve. Gazetaret dhe vezhguesit e huaj nuk u lejuan ne vend per raportuar mbi zgjedhjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›