Në Mjallby për ta rikthyer formën

Erton Fejzullahu u largua nga NEC Nijmegen, pasi dëshiron të luajë më shumë. Sulmuesi shqiptar u rikthye në futbollin suedez, respektivisht në Mjallby, pasi që tek ekipi holandez nuk ishte lojtar i rëndësishëm, ashtu siç dëshiron ai.
“I thash menaxherit se dëshiroj të ndërroj mjedis. Kur nuk e ke besimin e trajnerit, kjo është ferr. Atje vetëm aspekti ekonomik ishte i mirë. Nuk mendoj se kishte një konkurrencë të fortë. Trajneri i bëri zgjedhjet e tij, kështu që unë mbeta në plan të dytë. Nuk është zbavitëse të luash në minutat e fundit. Unë dëshiroja të isha në një klub ku mund të luaja më shumë”, deklaroi Fejzullahu për të përditshmen suedeze Sportbladet.
23 vjeçari planifikon të ngrihet sërish si lojtar, duke luajtur në Suedi pas eksperiencës zhgënjyese që e pati tek ekipi danez Randers, ku ishte huazuar nga NEC Nijmegen.
Ai është huazuar për një vit nga Mjallby, klub që e ka mundësinë e blerjes përfundimtare pas një viti. Për futbollistin prishtinas bëhet fjalë për një rikthim në Mjallby, ku kishte luajtur në periudhën 2007-09.