Van Nistelrooy afër Malagës

Nga Express më 28 maj 2011 në ora 18:06
Malaga ka theksuar se është afër transferimit të sulmuesit veteran holandez, Ruud van Nistelrooy, si futbollist i lirë.
Ish-ylli i Manchester Unitedit do të largohet nga Hamburgu këtë verë, pas 18 muajve në klubin nga Bundesliga. Një numër i klubeve besohet se janë të interesuara për 34-vjeçarin, i cili në janar ishte objektiv i ish-skuadrës së tij, Real Madrid.
Por, drejtori i Malagës, Antonio Fernandez beson se Van Nistelrooy mund të joshet nga rikthimi në La Liga. “Jemi të interesuar për Van Nistelrooyn dhe deri më tani gjithçka duket pozitive. Atij i pëlqen oferta jonë”, tha Fernandez për Marca.