Volkan Demirel ndëshkohet dy ndeshje

Grusht i rëndë për Turqinë. Portieri titullar i ekipet, Volkan Demirel, u pezullua për dy ndeshjet e radhës nga Komisioni i Disiplinës i UEFA-s.
Gjatë takimit Turqi-Ceki (3-2), portieri i Fenerbahces rrëzoi me dhunë sulmuesin cek Jan Koler përpara se të ndëshkohej me karton të kuq.
Ai do të zëvendësohet nga Rushtu për ndeshjen cerekfinale kundër Kroacisë, dhe nëse Turqia do të kualifikohet do të mungojë edhe në gjysmëfinale.