E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persi protagonist ne merkato

Robin Van Persi është protagonisti i radhës në merkaton e transferimeve. Sulmuesi holandez është shumë pranë largimit nga Arsenali i cili mesa duket është dorëzuar në luftën për mbajtjen e futbollistit në Londër, gjë që është konfirmuar nga vetë trajneri Venger.

'Robin është me ne prej shumë vitesh dhe me vjen keq për situatën e krijuar-tha Venger-por në find ne do të zgjedhim atë që është më e mira për klubin'.

Nuk është hera e parë, që Arsenali gjendet në luftë me futbollistët e tij për arsye transferimi. Vitin e kaluar një situatë të tillë klubi londinez i jetoi me Fabregas dhe nasri, por në atë kohë skuadra u gjend e papërgatitur.

'Vitin e kaluar ndodhi e njëjta histori me fabregas e Nasri, por nuk ishim të përgatitur-tha Venger-këtë radhë situata është ndryshe. Ne i kemi gjetur dy sulmues që do të zëvendësojnë Van Persin".

Nga ana e tij, Van Persi ka deklaruar se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Arsenalin dhe se dëshiron të sjhkojë te një skuadër me të cilën mund të fitojë Ligën e kampioneve, deklaratë që nuk është pritur mirë nga Venger.

'E dimë që Van persi është një sulmues i një niveli të lartë - vijoi trajneri francez - kam një admirues i tij dhe këtë e kam deklaruar gjithmonë. Vlera e një klubi matet nga projekti dhe jo nga blloku i çeqeve".

Për Van Persin, beteja në merkaton e transferimeve do të jetë mes Manchester United, Mancester City dhe Juventusit.
    

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›