E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie nënshkroi për Man Utd-in

Robin van Persie kompletoi transferimin e tij nga Arsenali në Manchester United për 24 milionë funte. Sulmuesi holandez nënshkroi kontratë katërvjeçare në Old Trafford dhe mund të debutojë në Everton të hënën.

“Është nder të nënshkruaj për Manchester Unitedin. Synoj të përcjelli hapat e shumë sulmuesve të mëdhenj, duke shërbyer me përvojën time në ndihmë të ekipit në garën për tituj të rëndësishëm. Mezi pres të filloj”, deklaroi ai.

Kurse, menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson shtoi: “Robin është sulmues i klasit botëror dhe është dëshmuar në Angli dhe Evropë. Ai nuk ka nevojë për prezantim para tifozëve tanë. Ai ka shënuar një numër golash kundër nesh në betejat me ish skuadrën e tij. Me lëvizje, përfundim dhe aftësi të përgjithshme ai është i jashtëzakonshëm”, u shpreh skocezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›