S’ka më gabime

Kombëtarja shqiptare nuk arriti më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen miqësore kundër Moldavisë e cila u zhvillau në stadiumin ‘Qemal Stafa’ në Tiranë. Kjo njëherit ishte edhe testi i fundid për kuqeiznjtë para fillimit të eleminatoreve për Kampioantin Botëror ‘Brazili 2014’.
Trajneri i kquezinjëve Gianni De Biasi mendon tre ishin faktorët që ndikuan realisht në lojës e Kombëtares: gjendja fizike mjaft e dobët e disa lojtarëve, mungesa e një organizatori të tipit “Skela” dhe paqartësia para portës.
“Ishte një ndeshje e vështirë, duke qenë se lojtarët nuk janë në formën e tyre më të mirë fizike. Patëm vështirësi në ndërtimin e lojës dhe kjo u pa qartë, pasi repartet nuk po funksiononin si duhet. Prandaj, duhet të mundohemi që të jemi në formë më të mirë pas disa javësh kur do të luajmë ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Qipros”, ka deklaruar De Biasi pas ndeshjes.
“E di që njerëzit mund të jenë mërzitur nga ndonjë lojtar që ka bërë gabime në fushë. I mërzitur jam edhe unë. Mirëpo, ai që ka punuar në sport sikundër unë, që më përpara kam bërë edhe futbollistin, e kupton më së miri gjendjen e lojtarëve, sidomos në kohën pas pushimeve të verës. Moldavët nuk ishin një skuadër më e mirë se ne, por duke qenë se tek ata kampionati ka filluar, u pa qartë që fizikisht ishin më të gjallë në fushën e lojës. Ndoshta nëse kjo ndeshje do luhet pas dy-tri javësh ne mund ta fitojmë pa problem”, theksoi italiani.
Ai ka treguar se gjatë kësaj përballje ka bëra disa eksperimente dhe ka marrë përgjigjjet që ka dashur si në mbrojtje, në mesfushë dhe në sulm.
“Pashë dyshen Çani-Salihi në fillim dhe më pas Bogdani-Salihi dhe tani e kam idenë e qartë për secilën. Ndoshta prisja më shumë nga mesfusha, pasi aty çaluam më shumë”, ka thënë ish trajneri i disa skaudrave të njohura italiane.
Kjo përballje i ka qartësuar shumë gjëra trajnerit të ri të Shqipërisë. Tani De Biasi i ka idet e çarta se me cilët futbollsitë do ti startoj eleminatoret për kampionatin Botëror ‘Brazili 2014’ që do të nisin në fillim të shtatorit.
“Gjithsesi, mua nuk më pëlqen të marr emrat e lojtarëve me radhë, por u pa qartë se Cana e Mavraj ishin në formë, ndërsa një pjesë e mirë e mesfushorëve nuk ishin në kondicionin e duhur fizik. Unë bëra eksperimentet e mia dhe i kam marrë përgjigjet. Tani do më duhet që të korrigjoj ekipin për ndeshjen me Qipron. Aty nuk na lejohen gabimet”, ka përfunduar De Biasi.
Që prej ardhjes në krye të Shqipërisë si pasardhës i trajnerit kroat Josip Kuze, trajneri italian nga katër miqësore të zhvillauara ka arritur ti fitoj dy, kundër Iranit e Katarit, ka barazuar me Moldavin derisa ka pësuar nga Gjerorgjia.