Van Persie premton më shumë

Sulmuesi Robin van Persie ka thënë se nuk është i kënaqur me fillimin e karrierës së tij në Manchester United edhe pse ka shënuar 13 gola në 19 paraqitje.
Golat e holandezit kanë ndihmuar Unitedin të ngjitet në krye të Premierligës si dhe të kualifikohet në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Por, ish kapiteni i Arsenalit insiston se mund të luajë edhe më mirë.
“Jam i lumtur këtu dhe të gjithë duket se janë të lumtur që më kanë këtu. Por, unë nuk jam i kënaqur. Statistikat janë në rregull por unë synoj edhe më tepër. Dua të shënojë edhe më shumë gola, më shumë asistime”, deklaroi Van Persie për MUTV.