E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie vizitoi Juventusin

Sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie vizitoi Totinon javën e kaluar, duke shtuar spekulimet rreth transferimit të tij në Juventus.

Kampioni i Italisë është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe holandezi është një prej objektivave të përmendura. Van Persie thuhet se vizitoi qytetin italian, përfshirë stadiumin e ri të Juventusit dhe qendrën stërvitore në Vinovo.

Së fundmi kanë filluar të qarkullojnë sugjerime se Bianconerët janë të gatshëm t’i ofrojnë atij fanellën me numrin 10, që deri këtë vit i takoi legjendës së larguar, Alessandro del Piero.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›