Guardiola pret oferta

Trajneri në largim i Barcelonës, Pep Guardiola, ka thënë se do të jetë i gatshëm të kthehet në detyrë në të ardhmen për një klub i cili e “josh” atë.
41 vjeçari, i cili të premten udhëhoqi ekipin në ndeshjen e tij të fundit në finalen e Copa del Rey kundër Athletic Bilbaos, do të braktisë gjigantin katalan dhe pushojë për një vit nga futbolli.
“Do t’i marr thirrjet me kënaqësi, por në muajt e ardhshëm mendoj të mbush bateritë. Do të jem gati të punoj sërish nëse një klub më kërkon dhe arrin të më joshë”, deklaroi Guardiola në konferencë për shtyp.