Van Persie vizitoi idhullin Maradona
Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie i ka bërë një vizitë të befasishme idhullit të tij Diego Maradona në seancën stërvitore të skuadrës së tij Al Wasl gjatë kohës sa ishte për pushime në Dubai.
Në një komunikatë të klubit nga Dubai thuhet se Van Persie dhe familja e tij vizituan legjendën argjentinase të shtunën në mbrëmje. Van Persie është cituar duke thënë se nuk mund të humbiste mundësinë të takonte njërin prej idhujve të tij të fëmijërisë.
Al Wasl njoftoi se Maradona ka pozuar për fotografë së bashku me holandezin dhe familjen e tij.