Van Rompuy, të hënën në Prishtinë
Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, do ta vizitojë të hënën Prishtinën, njofton zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Sipas axhendës, Van Rompuy do të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi, si dhe Presindenten e Kosovës Atifete Jahjaga.
Një ditë më parë udhëheqësit e Bashkimit Europian, ranë dakord që të fillojnë përgatitjet me Kosovën për marrëveshjen e asocim-stabilizimit, hap ky drejt anëtarësimit eventual në BE, i cili shoqërohet me përfitime ekonomike.Ne jemi në një moment historik për Ballkanin dhe gjithë Europën, tha presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.
Ky vendim është rezultat i menjëhershëm i marrëveshjes që Prishtina arriti me Beogradin në muajin prill.
Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk është zbatuar ende plotësisht, prandaj qeveritë e vendeve anëtare të BE-së do të vlerësojnë përparimin e bërë para se të japin nga fundi i këtij viti miratimin përfundimtar për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Serbisë në BE.