E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Rompuy zgjidhet me unanimitet për një tjetër mandat si President i Këshillit të Evropës

02-03-2012 / Gazeta 55

Në samitin e së enjtes të shefave të vendeve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy është rizgjedhur në unanimitet kryetar i Këshillit të Evropës me mandat dy vjet e gjysëm - nga 1 qershori i vitit 2012 deri më 30 nëntor të 2014. Van Rompuy  u caktua edhe kryetar i Samitit të Euros me mandat të njëjtë. Ai është presidenti i parë me kohë të plotë pas krijimit të  Këshillit të Evropës në dhjetor të vitit 2009 sipas Traktatit të Lisbonës. Rompuy ka kryesuar gjithashtu samite e takime të Euros që nga marsi 2010. Në tetor të vitit 2011 kryetarët e zonës Euro ranë dakord, që të zhvillojnë të paktën 2 herë në vit takime e samite si pjesë e masave për të përmirësuar qeverisjen e Eurozonës.
Në të ardhmen Rompuy tha se përparësi e tij do të mbetet ekonomia. “Pa një bazë të fortë ekonomike modelet tona sociale dhe mirëqenia e shteteve janë në rrezik”, ka thënë Rompuy pas rizgjedhjes.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›