E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrajsa e dy shqiptarëve në Maqedoni, reagon Ministria e Jashtme: Të hetohet ngjarja

02-03-2012 / Gazeta 55

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar sot në lidhje me vrasjen e dy shqiptarëve disa ditë më parë në Gostivar të Maqedonisë. Në një deklaratë për shtyp, MPJ-ja duke iu shprehur ngushëllimet familjarëve të dy shqiptarëve ka dënuar vrasjen e tyre duke shtuar se ngjarje të tilla nuk kontribuojnë për prosperitetin dhe stabilitetin në vend. “Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se kjo ngjarje do të hetohet me shpejtësi dhe transparencë nga organet përkatëse dhe autorët do të vihen para ligjit”- thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Dy të rinjtë shqiptarë nga Gostivari, Imran Mehmeti 29 vjeç dhe Besnik Shehapi 26 vjeç u qëlluar për vdekje disa ditë më parë nga punonjësi i policisë Jakim Trifunovski, pas një zënke për një parkim në lagjen ku po jetonin.
Prej tre ditësh në Gostivar janë zhvilluar protesta kundër vrasjes së dy të rinjve shqiptarë ndërsa është kërkuar që autori i vrasjes të vihet përpara drejtësisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›