E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Miratimi i rekomandimeve të Brukselit, me rëndësi për integrim

02-03-2012 / Gazeta 55

Ligjet me 3/5 


Shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi reagoi sot publikisht pas votimit të Kodit Penal në Kuvendin e Shqipërisë. “Mirëpres miratimin e amendamenteve të Kodit Penal nga Parlamenti. Miratimi i amendamenteve është me shumë rëndësi së pari pasi adreson një prej prioriteteve të opinionit të Komisionit Evropian për Shqipërinë sa i takon miratimit të ligjeve që kërkojnë shumicën e cilësuar në Parlament. Së dyti ka rëndësi pasi ndryshimet në Kodin Penal janë shumë të rëndësishme duke adresuar disa çështje kyçe, për shembull, dekriminalizimi i shpifjes dhe fyerjes, çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, masat kundër dhunës. Miratimi i një të tillë legjislacioni është një shenjë inkurajuese në adresimin e çështjeve që bëjnë pjesë në axhendën e vendit drejt Bashkimit Evropian. Unë besoj se çështje të tjera të së njëjtës rëndësi në axhendën e BE-së dhe prioritetet e opinionit do të adresohen me të njëjtin angazhim”, tha kreu i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›