E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Avatar” i pari, pavarësisht motit të ligë

Filmi – më i shtrenjtë i të gjitha kohërave – ka fituar përafërsisht 232.2 milion dollarë, 73 milion në Amerikën veriore dhe rreth 150 milion në tregun e huaj, ka lajmëruar “20th Century Fox”, duke bërë natën e tij më të madhe të hyrave në ditën e premierës.

Adhuruesit e filmit në SHBA dhe Kanada i kanë dhënë fitime filmit me biletat që kanë blerë deri në 73 milion dollarë, pak më pak sesa ishte paraparë, ku analistët kishin thënë se do i fitoj 85 milion. Kontributin më të madhe e kanë dhënë kinematë e huaja në të cilat filmi fitoj 159. 2 milion dollarë, përfshirë këtu Rusinë (21 milion), Francën (19 milion) dhe Britaninë e madhe (14.2 milion),

“Avatar” kështu ka lënë pas edhe filmin “The Da Vinci Code” (232.1 milion) përfshirë këtu edhe premierat në tërë botën, përderisa filmi që ka marrë kritik të keqe, “2012” ka zbritur në pozitën e 11 duke fituar vetëm 230.5 milion dollarë. Nëse shifrat publikohet gjatë të hënës dhe janë të sakta ashtu si janë dhënë - atëherë “Avatar” do të thyej një rekord të ri botëror.

Rekordi i fitimeve më të mëdha nga të gjitha vendet e botës deri me tani mbahet nga “Harry Potter and the Half-Blood Prince’, që u dha premier në korrik. Premiera e “Avatar” nuk ka sjell edhe më shumë fitime për producentët sesa filmi “The Twilight Saga: New Moon” premiera e të cilit u dha muajin e kaluar.

Njerëzit e kaltër nxitën kritikën

“Avatar” ka zgjuar interesimin e të gjithëve sidomos me buxhetin e tij prej 300 milion dollarëve përderisa përralla e tij flet për një ish anije marinarësh me jashtëtokësorë që dërgohet në tokë. Ata janë njerëz tre metra të gjatë e të kaltër dhe vinë në tokë për ta shpëtuar ambientin nga ndotja. Aty ndodhin romancat ndërmjet qenieve, kryesisht nëpërmes karaktereve të montuara në kompjuter, ndërkaq rolet kryesore luhen nga Sam Worthington dhe Zoe Saldana.

Kjo shënon filmin e parë dramatik të Cameron që nga filmi i tij “Titanic” në vitin 1997, filmit më të shikuar te të gjitha kohërave por që është shfaqur në kohë kur nuk kishte inflacion. Ai ka kaluar kohë që nuk ka bërë filma duke pritur përparimin e teknologjisë filmike për t’i realizuar vizionet e tij. Produksioni i këtij filmi ka zgjatur gati dy vite.

Filmi i tij ka marrë kritika të mira nga kritikët. “Asnjëherë nuk do të provoni një eksperiencë të këtillë dhe asnjëri apo ndokush nuk duhet ta humbet mundësinë për ta parë atë”, ka shkruar kritiku i Los Angeles Times.

Pavarësisht famës së tij, vikendi e rëndit filmin në vendin e gjashtë si filmin më të shikuar në SHBA dhe Kanada. Rekordin e këtij viti ende e mban filmi i muajit të kaluar “The Twilight Saga: New Moon”, i cili fitoi 143 milion dollarë në premierën e tij. Rekordi i përgjithshëm ende i takon premierës së vitit të kaluar “The Dark Knight”, i cili kishte fituar 158 milion për vetëm dy ditë.

Stuhia e borës që përshkroi bregun lindur ka bërë që të bijën fitimet për industrinë filmike. Po ashtu edhe tregu për pushimet dimërore luan një rëndësi të madhe. Fox ka thënë se shitjen e bileta për filmin “Avatar” në New York ishin 18 për qind me të vogla sesa disa ditë më parë. Rënie kishte edhe në Baltimore për 86 për qind përderisa në Washington për 75 për qind. Por, studio beson se fitimet do të rrite pas përmirësimit të motit.

Presidenti i distribuimit të Fox, Chris Aronson, i cili ka përjashtuar parashikimet e industrisë ka thënë se ata kanë pritur një fitim prej rreth 60 milion dollarëve. Ai ka thënë se gjatësia e filmit prej 163 minutash redukton numrin e shfaqjeve ditore të filmit.

Në anën tjetër shitja e biletave premium për “Avatar” kanë qenë me një çmim të lart pasi që shikuesi ka nevojë edhe për pajisje teknologjike 3-D. Kjo ka shkaktuar edhe rënien e të ardhurave për 59 për qind, nëse llogaritet edhe 71 për qind e shitjeve në total.

Të dhënat e fundit për filmit ishin të madha përderisa 62 për qind e shikuesve kanë pasur moshë mbi 25 vjeçare. Meshkujt kanë përbërë 57 për qind të publikut.

Profiti, shpresa për Oskar

Problemi më i madh qëndron se a do t’ia bëj Fox me filmin dhe si do t’ia del ai në nominimet për Oskar. Analisti i medieve, Rich Greenfield nga Pali Capital kishte thënë se shitjet e kishin përmirësuar Fox-in duke shtuar se “shumë para” kanë ardhur nga filmi gjatë këtij viti.

Përderisa ka një rregull rrugaçe që studiot dhe kinematë i ndajnë paratë në mënyrë barbare. Fox, po ashtu ka futur në dorë edhe shpenzimet e marketingut që kanë kushtuar rreth 150 milion dollarë dhe shumicën e profiteve që kanë të bëjnë me Cameron-in. Shitja e DVD-ve do t’i shtohet kësaj, edhe pse kritikët thonë se “Avatar” është më mirë të shikohet në kinema, apo në një mjedis 3 – D.

Sa për Oskarët, nominimet e të cilëve do të bëhen me 2 shkurt, filmi me lehtësi e ka siguruar rrugën për atje, pasi që tani vetëm ka marrë çelësin për në Golden Globe dhe në nominimet e kritikës filmike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›