E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van der Vaart nuk largohet

Mesfushori i Real Madridit, Rafael Van der Vaart, ka ritheksuar dëshirën të mbetet në Santiago Bernabeu dhe të luftojë për të ardhmen e tij me gjigantin spanjoll.

Reprezentuesi holandez, spekulohej se mund të transferohet në Premierligë, por ai ka theksuar se synon të qëndrojë në Madrid.

“Kam aftësi dhe kualitete për të luajtur për Real Madridin. Pavarësisht konkurrencës së fortë në ekip nuk do të largohem nga Real. Dua të luftoj”, deklaroi ai për Radio Marca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›