Vangjel Dule në Athinë, ankohet tek qeveria greke për censusin
Share
PBDNJ dhe OMONIA i përcjellin Athinës zyrtare shqetësimin për procesin e censusit. Ne një interviste telefonike, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, pas takimit me ministrin e Jashtëm te Greqisë, Stavro Dhima, ka konfirmuar se biseda me shefin e diplomacisë greke është përqendruar tek procesi i censusit, i cili sipas tij është i dështuar dhe shkon kundër interesave te minoritetit grek. Ne takimet e Athinës se bashku me Dulen ishte dhe Kreu i OMONIA-s, Vasil Bollano. PBDNJ se bashku me disa shoqata qe mbrojnë interesat e minoriteteve kane deklaruar prej kohesh se nuk do ti njohin rezultatet e censusit, ndërkohë qe Athina zyrtare, e cila nuk e ka fshehur interesin për këtë proces, ende nuk është shprehur publikisht./Vizion plus