E Diel, 1 Nëntor 2026

Vangjel Tavo: Nuk mund të ketë dy censuse në Shqipëri

Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, në një intervistë për  Shekullin, shprehet se në Shqipëri nuk mund të ketë dy regjistrime, duke iu referuar censusit që ka nisur OMONIA në zonat e minoritetit grek në Gjirokastër.

Është dhe do të jetë jo vetëm atribut dhe e drejtë e saj. Por do të thosha se ai duhet parë me kujdes në kontekstin e ligjit shqiptar. Gjithçka që vjen në kundërshtim me të , natyrisht nuk është dhe nuk mund të jetë  e ligjshme, thotë Tavo.

Vangjel Tavo është ministri i ri në krye të dikasterit të Shëndetësisë. Edhe pse i mbetet vetëm një vit para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme në drejtimin e këtij dikasteri, ai shprehet: Një vit para zgjedhjeve nuk është shumë, por natyrisht nuk është pak për të bërë ndryshimin. Në një hark kohor kaq të shkurtër unë dua dhe i vë vetes si qëllim, jo vetëm të përmirësoj furnizimin e spitaleve me medikamente , po mbi të gjitha të konsolidoj ofrimin e shërbimit të kujdesit shëndetësor ndaj qytetarëve. Kjo jo vetëm për të marrë shërbime shëndetësore, por mbi të gjitha shërbime cilësore dhe të sigurta, pohon ai.

I pyetur për kritikat për paraardhësin e tij, Petrit Vasilin, ai thotë se ato kritika kanë qenë në drejtim të institucionit dhe jo personit. Tavo pohon se edhe pse janë hedhur hapa në çrrënjosjen e korrupsionit dhe ka tregues të rëndësishëm që e tregojnë këtë, përsëri perceptimi për shëndetësi të korruptuar mbetet i lartë. Shëndeti duhet të ruhet, të çmohet e natyrisht të lihet, jo të shitet, në duart e bluzave të bardha, të cilat janë të mandatuar ta mirëmbajnë atë, shton Tavo.

Ndërsa përsa i përket bashkëpunimit LSI- PD, dhe pse është deputet që vjen nga radhët e PS-së, Tavo shprehet se po bashkëpunojnë me Berishën në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE.

Ai thotë se miku i tij Fatos Nano duhet ti kthehet politikës sepse Shqipëria ka nevojë për karizmën e një politikani si Nano.

Ai u shpreh i bindur se do zgjidhet sërish deputet nga banorët e Libohovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›