E Diel, 1 Nëntor 2026

Arapi, “shtylla” e mbrojtjes së SilkeborgutMe një fizik të shkëlqyer, gjuajtje të fuqishme, driblues i mirë dhe me aftësi të mira taktike, Renato Arapi (ka luajtur me të gjitha përfaqësueset shqiptare të moshave nga U-15 deri të U-21) konsidero

Mbrojtësi i majtë shqiptar Renato Arapi është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm te danezët e Silkeborgut, madje ka dhënë një kontribut jo të vogël në performancën e mirë të klubit që renditet i treti në Divizionin e Parë (Kategoria e Parë në Shqipëri).

22-vjeçari, i cili mbërriti në Danimarkë pas transferimit nga Besa e Kavajës në janarin e vitit 2007, është aktivuar në 25 ndeshje me Silkeborgun, që të enjten do të luajë në transfertë kundër Amager, një kundërshtar që renditet në vendin e 14-të nga 16 ekipe që ka Divizioni i Parë danez.

I vlerësuar si një mbrojtës i talentuar, ish-lojtari i Kombëtares U-21, nënshkroi vitin e kaluar një kontratë afatgjatë me Silkeborgun, me synimin e qartë që klubi të përfitojë nga shitja e tij, teksa kanë filluar edhe interesimet për të nga klube gjermane.

Me një fizik të shkëlqyer, gjuajtje të fuqishme, driblues i mirë dhe me aftësi të mira taktike, Renato Arapi (ka luajtur me të gjitha përfaqësueset shqiptare të moshave nga U-15 deri të U-21) konsiderohet si një mbrojtësi modern, i cili mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes.

Në ndeshjen e fundit kundër Fredericia (Silkeborg humbi 2-1), Renato nuk u aktivizua për shkak të plotësimit të kartonëve të verdhë, por kundër Amager (16 prill), Arapi është plotësisht gati për të bërë një tjetër performancë të mirë në shërbim të të kuqve të Silkeborgut, dikur edhe kampione e Danimarkës (1994).

Kundër Amageri është një takim, ndaj një kundërshtari më të dobët dobët. Pikët e plota do t’i shërbenin Silkeborgut për të qenë më afër objektivit për t’u ngjitur në Superligë. Nëse do të marrë tri pikët me Amager, Silkeborgu pas 20 javësh do të ishte vetëm 1 pikë larg Viborgut të vendit të dytë, e dy më pak se Herfolge e vendit të parë. 

E Marte, 14 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›