Vangjeli rinovon edhe tre vjet kontratën me Arisin
Kristi Vangjeli vendos të qëndrojë tek Arisi i Selanikut edhe për tri vitet e ardhshme. Pikërisht në momentin kur dukej se ndërmjet mbrojtësit të Kombëtares shqiptare dhe klubit grek dashuria kishte përfunduar, palët gjejnë akordin. Ekipi që e mbylli Superligën helene në vendin e gjashtë, arriti të bindë 23-vjeçarin të mos largohet, pavarësisht ofertave të shumta: qipriotët e AEL-it dhe Hajduku ishin dy kandidatet më të fundit për Vangjelin. Për të ndryshuar mendjen e korçarit, drejtuesit e klubit përmirësuan kushtet financiare të kontratës, ku sipas marrëveshjes së re, tashmë ai do të përfitojë 250 mijë euro në sezon. Në fakt ishte pikërisht rroga e ulët ajo që e shtyu kuqeziun të mos rinovonte kontratën për shumë muaj. Duke qenë se ka dalë nga Akademia e Arisit, ku militon që prej vitit 2003, përfitimet sezonale ishin ndër më të ulëtat tek Arisi. Një vlerësim në proporcion të zhdrejtë me peshën e lojtarit në skuadër. Që aty nisi lufta e nervave: shqiptari nuk pranonte rinovimin dhe kërcënoi me largim, ndërsa drejtuesit e ndëshkuan, duke urdhëruar stafin teknik që Vangjeli të aktivizohej me pikatore (vetëm tetë ndeshje gjatë sezonit të kaluar). Qëndrimi në stol e tensionoi situatën, por falë paraqitjeve mjaft të mira me Kombëtaren, kundër yjeve si Ibrahimoviç e Kristiano Ronaldo, mbrojtësi tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave. Por, në fund ai zgjodhi me zemër. Të paktën, sipas akordit, ai do të luajë deri më 30 qershor të vitit 2012 në stadiumin "Kleanthis Vikelidis".
Vangjeli hodhi firmën në kontratë në praninë e presidentit të ekipit nga Selaniku, Thanasi Athanasiadis, drejtorit ekzekutiv Xhon Konti dhe menaxherit të përgjithshëm Xhorxh Elefteroudi. Menjëherë pas rinovimit edhe për tri sezone, lojtari u shpreh mjaft i kënaqur që nuk u largua nga Arisi. "Jam shumë i lumtur që rinovova kontratën me klubin. Doja absolutisht të qëndroja me ekipin, edhe sepse nuk jam munduar asnjëherë ta fsheh faktin që jam tifoz i Arisit", deklaroi ai. "Java që kaloi ishte vendimtare në vendimin tim për të vazhduar aventurën këtu, sepse përveç profesionalizmit, një rol mjaft të rëndësishëm luajtën edhe sinjalet e drejtuesve të klubit, të cilët kërkonin me çdo kusht të qëndroja. Mesazhet e marra prej tyre ndikuan në zgjedhjen që bëra. Në fund, gjithçka përfundoi në mënyrën më të mirë dhe do të vazhdoj të përfaqësohem me skuadrën e zemrës. Dëshiroj të falënderoj z.Athanasiadis (presidentin e klubit) dhe drejtuesit e tjerë të klubit, por edhe trajnerin Mazinjo, të cilët vazhdojnë të besojnë tek unë. Tani do të punoj dhe do të përkushtohem maksimalisht në përgatitjet e skuadrës. Do të jap më të mirë në shërbim të objektivave të Arisit për sezonin e ri. Premtoj që së bashku me shokët do bëjmë të pamundurën që t‘u japim kënaqësi tifozëve tanë", përfundoi Vangjeli.