Vangjush Popli: Kthehem për të mëkëmbur Teatrin e Beratit
Rikthehet në Berat për të gjetur forcat, por edhe për të dhënë pak nga kjo forcë për spektatorët e tij. Regjisori Vangjush Popli, ka lënë Lionin e Francës, për Beratin. Ka një synim të qartë në mendje, t‘i rikthejë Beratit traditën e bukur teatrore,
për themelimin e së cilës ai vetë dha një kontribut të madh.
Dëshiron të zgjojë edhe një herë Beratin, të kthejë vëmendjen nga qyteti i "një mbi një dritareve". Dëshiron që kultura të jetë edhe një herë si më parë. Sot më shumë se gjithçka i kanë mbetur kujtimet. Artistët ose e kanë braktisur qytetin e bashkë me të artin, ose janë harruar nga pushtetarët. Por ditët e tij nuk janë të mbushura vetëm me nostalgji. Ka ardhur me ide të qarta. Po përgatitet të ngjisë në skenën e teatrit të Beratit, pjesën "Enigma e purpurt" të autorit Ibrahim Cjapi. Ka përzgjedhur edhe aktorët që do të interpretojnë. Talentet që ka pikasur, përveçse pjesëmarrës në këtë shfaqje do të jenë njëkohësisht edhe themeluesit e baza e një teatri të ri për qytetin, tashmë pjesë e trashëgimisë botërore. Edhe "Enigma e purpurt" i kushtohet Beratit. Ajo e merr frymëzimin prej shekujve të shkuar, me ruajtjen e sekretit të Kodikëve të Beratit. Në vitin 1957, atëherë një i sapodiplomuar, regjisori i ri nga Përmeti, Vangjush Popli për herë të parë përballet me skenën e teatrit të Beratit. Në atë kohë shfaqej premiera "Gështenjat e Pragës". "Suksesi pranë kësaj trupe ishte vërtet i madh", kujton Popli. "Në Berat ishte kënaqësi të punoje, pasi aktorët ishin mjaft të talentuar dhe të dashuruar mbas artit. Aty u zbuluan shumë talente, një pjesë e mirë e të cilëve furnizuan edhe Teatrin Kombëtar, por edhe u vlerësuan me çmime të rëndësishme. I tillë është edhe rasti i aktores beratase, Afërdita Toçi, e cila mori vendin e parë në rolin e Ofelisë. Ajo la pas aktorë me emër të Teatrit Kombëtar. Afërdita u vlerësua me çmimin e parë si aktorja më e mirë në konkursin e teatrove në rang kombëtar", vazhdon më tej Popli. Përpjekjet e tij për krijimin e një trupe profesioniste për Teatrin e Beratit ishin të vazhdueshme dhe të herëpashershme. E ia arriti qëllimit. Vangjush Popli u përzgjodh edhe regjisor i trupës. Ai mblodhi rreth vetes aktorë të pasionuar, artdashës, të cilët ishin të gatshëm të sakrifikonin për të hedhur bazat e një teatri profesionist në qytetin e Beratit. Trupa e krijuar prej tij, edhe pse në fillimet e saj, më 28 nëntor të vitit 1963, arriti një sukses të madh me pjesën "Gjak nëpër rrugë". Edhe në vazhdim, aktorët e përzgjedhur prej regjisorit Popli, vazhduan për vite me radhë të dhuronin mbrëmje artistike e kulturore mjaft të dashura për spektatorin beratas. Vazhdimisht trupa e aktorëve të Beratit ka qenë pjesëmarrëse në konkurset brenda dhe jashtë vendit. E me pjesën "Shtëpia në bulevard" shkruar nga Fadil Paçrami, trupa arriti kulmin e vlerësimeve. Në vitin 1971, në konkurset midis teatrove ajo merr flamurin, si dhe vlerësohet më e mira. Por kjo fitore nuk u gëzua gjatë prej regjisorit Vangjush Popli. Pavarësisht vlerësimeve, po atë vit, regjisori u kritikua dhe u persekutua për pjesën e vënë në skenë. U dënua të punonte si punëtor i thjeshtë në kombinatin e Beratit. Por kjo përpjekje e jetës, nuk e mundi. Pasioni për teatrin ishte më i fuqishëm se gjithçka. Edhe pse i dënuar, në fshehtësi ai vazhdoi të ngjiste në skenë të tjera vepra, por duke e fshehur identitetin e vet. Edhe një herë trupa e Beratit vlerësohet më e mira dhe merr një tjetër flamur, kësaj here me pjesën "Bab Dud Karbunara". Në pjesët e vëna na skenë pas kësaj, emri i Vangjush Poplit nuk përmendet më. Shfaqjet ai i ngjiste në skenë nën emrin Xhuli Kulla. I fshehur pas identiteteve të rreme, Popli vazhdonte të ishte pjesë e trupës së Beratit, duke i falur sukses në rang kombëtar asaj.
Vangjush Popli krijoi edhe një traditë të re në Berat. Me nismën e tij, në vitet ‘75 nisën të rekrutoheshin talente të reja për teatrin e Beratit. Nëpërmjet organizimit të konkurseve të ndryshme teatrore, ai përzgjidhte talente të reja të cilëve u jepte mundësinë të bëheshin pjesë e trupës së aktorëve të Beratit.
Por në thelb, me gjetjen e talenteve të reja, ai arriti të krijonte një trupë të dytë teatrore. Për më shumë se 20 vjet, përveç trupës profesioniste të teatrit, Berati pati edhe një tjetër trupë, e cila vazhdonte aktivitetin në pallatin e kulturës "Margarita Tutulani". Trupa profesioniste, gjatë kohës kur Vangjush Popli ishte regjisor gjithnjë e më shumë vlerësohej prej profesionistëve të Tiranës. Kadri Roshi pat thënë: "Nëse doni të provoni veten si aktorë, shkoni në Berat". Deri në vitin 1989, Berati ishte në kulmin e sukseseve të veta teatrore. Me rënien e sistemit komunist, pas viteve ‘90, trupa e Teatrit të Beratit filloi të rrënohej. Gjatë kësaj periudhe të pakta ishin shfaqjet që ngjiteshin në skenë... mungonte pasioni, aktorët gjithashtu.
Një pjesë e mirë e tyre, u larguan në emigracion, të tjerë preferuan profesione të ndryshme, larg artit. Gjatë viteve, jo vetëm skena u rrënua, por edhe dëshira për artin. Asnjë fond nuk u akordua për teatrin dhe ai mbeti peng i harresës.
Vangjush Popli është kthyer për të ndryshuar diçka, për të konturuar edhe një herë format e asaj tradite që në të vërtetë daton më herët se viti 1957, kohë kur ai vetë u bë pjesë e Teatrit të Beratit.
Dëshmitë e para për shfaqjet teatrore, i gjejmë në vitet 1920-1927. Gjatë atyre viteve në Berat, u krijua trupa e teatrit të nxënësve të shkollës rumuno-shqiptare. Ata ngjitën në skenë dramën e titulluar "Pirro i Epirit". Familja e madhe Vrionasit, ndihmuan dhe mbështetën këtë shfaqje. Aktorët e parë ishin njerëz të profesioneve të ndryshme, por me një dashuri të madhe për aktrimin. Ishin dashamirës dhe aktivistë në jetën kulturore të qytetit. Teatri i hodhi themelet në vitet ‘44. Godina e parë e institucionit ndodhej në lagjen muzeore të Mangalemit. Regjisori i parë ishte Moisi Baballëku. Ai kishte tiparet e një luftëtari të vërtetë. Ishte njeri i rreptë dhe mbante gjithnjë një armë me vete. Ndërkaq, aktorja e parë profesioniste që është ngjitur në skenën e teatrit beratas është Afërdita Taçi. Pak nga pak erdhën edhe të tjerë. Dhimitër Lako, Kristaq Sterio, apo Zoica Zilezhiu janë disa prej tyre. Të gjithë së bashku, ndihmuan dhe krijuan Teatrin e Beratit.