"Profesioni im i ardhshëm është politika"
Për të bashkëbiseduar me stilisten më të famshme të botës, Miuçia Prada, është mirë që biseda të fillojë nga arti. Për kompaninë e saj të suksesshme, "Prada", është në gjendje të bëjë gjithçka, jo thjesht të japë një intervistë si kjo. Miuçia, zonja milaneze që nuk e konsideron veten aspak borgjeze, flet për planet më të afërme dhe ato në të ardhme. "Për mua, të marrësh pjesë në një Kuvend është humbje kohe. Puna vlen më shumë se fjalët... për shembull, realizimi i ‘Double Club‘ ishte një punë e jashtëzakonshme".
Le të flasim për punën e fundit të Carsten Höller, financieres së kompanisë "Prada" në Londër. Ka formën e një resto-disko-bari ku hahet dhe vallëzohet mes dy botëve, asaj evropiane dhe kongoleze.
Është një punë kolosale që ka filluar prej vitesh në kërkim të një arti që të ketë kuptim. Po edhe kuptim politik, që lidhet fort me jetën. Më bënte për të qeshur fakti se vepra, në këtë rast, duhej të merrte një gjykim të mirë si nga kritiku gastronomik, ashtu dhe nga ai muzikor.
Një art i jetuar dhe që "do të vdesë" pas gjashtë muajsh, kur të çmobilizoni "Double Club"?
Mund ta ndërtojmë në Paris. Deri tani kemi parë vetëm bar-kafetë e mobiluara nga artistët. Ky është krejtësisht një koncept tjetër.
Kë preferoni më shumë: artin apo modën?
Të dyja bashkë janë jeta ime. Moda i përket ende realitetit. Sot globalizimi është një mundësi e madhe, por gjithashtu shumë i vështirë. Mendoni për "couturier" (modën e lartë) të viteve ‘50-‘60, që kishte një ose dy klientë maksimumi. Sot gjërat kanë ndryshuar. Çdo lloj teme duhet përballuar duke pasur ndërmend të gjitha botët dhe të bësh analizën e duhur.
Ju e dini se jeni konsideruar si stilistja që i transformon "plehrat" në modë?
Nuk është kështu, sepse kam punuar vetëm disa herë mbi konceptin e të shëmtuarës: në vitet ‘80 kam përdorur modën e viteve ‘70. Atëherë ishte e vështirë, sepse dy dekadat nuk kishin shumë të përbashkëta nga ana estetike.
Kohët e fundit, një koleksion i "Miu Miu"-ut ishte i gjithi i punuar me najlon të shndritshëm, njësoj si ai i tmerrshmi i viteve ‘50...
Unë krijoj modë për të komentuar botën, për t‘iu përgjigjur asaj që ndodh, për të krijuar fantazi në imagjinatën time dhe të njerëzve të tjerë. Për atë najlon kam harxhuar më shumë sesa të kisha përdorur kashmir me shtatë yje.
Ky është mendimi juaj për luksin?
Njerëzit duan të besojnë se luksi i vërtetë është ruajta e rrobave, por në fakt nuk është kështu. "Prada" është një ndër markat më të vjetra të botës së modës, por gjithmonë ka ndjekur rrugën e modernes. Qëllimi i punës sime është që përmes markës të transmetoj vlerën e inteligjencës në përgjithësi.
Le të ndryshojmë drejtim. Kur studionit për Shkenca Politike, e imagjinonit ndonjëherë të bëheshit stiliste?
Unë e di se çdo të bëj edhe në të ardhmen. Kur isha e re merresha me politikë, që ende vazhdon të më tërheqë. Më janë lutur që të kandidoj, por nuk më pëlqen mendimi që një stiliste t‘i kthehet politikës, të cilës i duhet kushtuar shumë kohë. Ndoshta mund të ndërroj profesion kur të plakem. Sot për mua të punoj si stiliste është njësoj si të merrem me politikë, sepse të dyja lidhen me kulturën.
Thuhet se e keni njohur bashkëshortin, Patrizio Bertelli…
... në një sallë gjyqi, gjatë një çështjeje biznesi kundër tij. Po, e di këtë legjendë. Natyrisht që nuk ka ndodhur kështu, por është e vërtetë që jemi njohur në punë. Në 1977-ën bëmë një marrëveshje, ai prodhonte produktet tona. Më pas bashkuam kompanitë tona.
Me pak fjalë keni përdorur rrobat për ta joshur?
Le të themi pak a shumë kështu. Gjithsesi unë jam veshur gjithmonë ndryshe nga femrat e tjera, në mënyrë të çuditshme. Kur merresha me politikë, nuk kisha frikë të shkoja nëpër manifestime e veshur me "Yves Saint Laurent".
Këtë e bënit për të provokuar të tjerët?
Jo, vishesha si të doja, nuk kisha turp dhe nuk fshihesha nga njerëzit. Kur një veshje të pëlqen, është pjesë e jotja, sado e çuditshme të jetë.
Sfilatat tuaja janë një sfidë ndaj gjenerimit të sensualitetit, nuk është kështu?
Ky është komplimenti më i bukur që më kanë bërë ndonjëherë. Jam plotësisht dakord me pyetjen tuaj.
"Prada" është një grup i madh (1660 milionë euro ka qenë fitimi për 2007-ën), por ju dukeni se punoni më shumë se të tjerët...
Jo, e gjithë kompania punon për produktet, bashkë me të dhe unë. Kur kam ndërmend të bëj sfilita, i analizoj të gjitha gjërat me shumë kujdes. Ajo që më shqetëson për momentin është trashëgimia e markës, sepse, siç dihet, po kalojmë një moment krize ekonomike.
Në fakt duket sikur moda juaj ndryshon, por po ta shohësh me kujdes, ngjan sikur kthehet në origjinë me një të klikuar...
Më vjen mirë që të tjetër mendojnë se i ndryshoj gjërat me një të klikuar, sepse në kërkimin e të resë jam e sigurt se asnjëherë nuk vërehet puna e "Prada"-s.
Është mënyra juaj të jeni koherentë?
Koherenca, përveç asaj morale, nuk është medoemos një vlerë. Kundërshtimet më pëlqejnë, sepse vetë personaliteti im është i mbështetur mbi këtë gjë që kur kam filluar të dizajnoj çanta duke përzier najlonin me lëkurën e krokodilit.
Po koherenca në dashuri?
Në dashuri jam një virgjëreshë.
Pra mund të duroni?
Duhet të jemi të dashuruar dhe të pavarur. Unë kam mësuar të mbrohem. Nuk jam mazokiste, e mbaj veten nën tutelë.
Po me fëmijët ç‘marrëdhënie keni?
Jam shumë tradicionale, më shumë nënë se mike. Por kam fatin që jam gjithmonë para me shijet dhe kjo më ndihmon.
Eleganca e vërtetë është e çuditshme?
Nuk më intereson eleganca.
Kriza ekonomike që ka përfshirë botën ju ka prekur edhe ju, apo jo?
Mendoj se problemi më i madh më ka prekur mua më shumë se këdo tjetër. Në këtë rast e kam fjalën për kompaninë time dhe dua të shtoj: nëse do të ketë ndryshime të tjera, gjërat do të vështirësohen edhe më shumë.
Konkretisht, çfarë po ndodh në kompaninë "Prada" aktualisht?
Punohet shumë, jo vetëm në sensin fizik, por edhe në atë psikologjik. Të gjithë mundohen "të shtrydhin" imagjinatën për të shpëtuar veten e tyre dhe më kryesorja: kompaninë.