E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekonomia Daneze hyn përsëri në recesion

Ekonomia daneze ka hyrë përsëri në recesion me një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto, gjatë dy tremujorëve të fundit.
 

Në tremujorin e parë, GDP-ja ra me 0,5 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm gjatë të cilit ky tregues ishte tkurur me 0,2 për qind, njoftoi Instituti kombëtar danez i statistikave.

Recesioni përcaktohet nga dy tremujorë radhazi rënie të GDP-së. Kjo rënie e ekonomisë daneze erdhi si pasojë e një pakësimi të konsumit të familjeve dhe një rënie të investimeve, bëri të ditur instituti.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›