Vapa ekstreme ikën me korrikun

Sipas meteorologes Tanja Porja, fillimi i kësaj jave do të shoqërohet me rënie të lehtë të temperaturave, ndërsa e diela që lamë pas sipas saj, kishte karakteristika të të nxehtit afrikan.
Ajo bëri me dije se temperatura më e lartë u regjistrua në Gjirokastër me rreth 38.6 gradë celsius, teksa shtoi se në ditët në vijim temperaturat nuk do të arrijnë në këtë shkallë.
“Dita e sotme do të jetë e kthjellët dhe vranësira kalimtare. Mund të ketë shira në Kukës. Gjatë ditës së martë dhe të mërkurë do të ketë më shumë vranësira. Mesdita do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave, dhe gjatë fundit të javës do të ketë një rritje të lehtë, por jo në temperatura ekstreme”, theksoi Porja.
Ajo shtoi se në ditët e para të muajit gusht, i gjithë territori shqiptar do të jetë i rrezikuar nga shirat, dhe do të ketë rënie të temperaturave. Gjithashtu, ajo shtoi se pjesa e dytë e muajit gusht do të jetë edhe më e freskët dhe do të shoqërohet gjithashtu me reshje të dobëta shiu. /Start/
2012-07-30 09:24