E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raiffeisen Bank shpallet si “Banka më e Mirë” në Shqipëri

10/07/2009  Vlerësimi për të pestin vit me radhë nga revista “Euromoney”

Revista mujore lider në botë për bankingun global, “Euromoney” ka zgjedhur Raiffeisen Bank në Shqipëri si “Banka më e Mirë” për të pestin vit me radhë. Banka u ble nga Raiffeisen International në vitin 2004 dhe është banka më e madhe në Shqipëri me një bilanc total prej më shumë se 2 miliardë euro. “Ne jemi shumë krenarë që revista e mirënjohur “Euromoney” ka zgjedhur përsëri Raiffeisen Bank si “Bankën më të Mirë” në vend dhe kemi shumë besim që do të vazhdojmë të rritemi dhe të përballemi me sfidat e të ardhmes ashtu siç kemi bërë deri tani. Raiffeisen Bank në Shqipëri është në vend të parë në të gjithë treguesit kryesore të performancës,” - tha Z. Oliver J. Whittle, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen Bank në Shqipëri. “Euromoney” vlerësoi Raiffeisen International si “Banka më e Mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore”. Në të njëjtën kohë, RZB u vlerësua si “Banka më e mirë në Austri” dhe 6 nga 15 bankat e rrjetit Raiffeisen International në Evropën Qendrore dhe Lindore morën çmimin “Banka më e Mirë” në vendet e tyre respektive, konkretisht në Shqipëri, Bjellorusi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Ukrainë. “Këto çmime janë shenjë besimi në drejtimin që ka marrë Grupi ynë dhe përfaqësojnë njohje të rëndësishme të arritjeve tona. Në kohë si këto që po kalojmë, besimi dhe vlerësimi kanë edhe më shumë vlerë se në vitet e kaluara,” - tha Walter Rothensteiner, drejtor ekzekutiv i RZB-së dhe kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Raiffeisen International. “Ne gjithmonë përpiqemi t’i përgjigjemi nevojave dhe kërkesave të klientëve tanë, veçanërisht në kohë të vështira. Këto çmime tregojnë që nuk janë vetëm gati 15 milionë klientët tanë që vlerësojnë përpjekjet tona,” - shtoi Herbert Stepic, drejtor ekzekutiv i Raiffeisen International. Çmimet e dhëna prej revistës “Euromoney” vlerësojnë perfomancën në çdo treg financiar dhe sektor produktesh, si dhe bankat lider në 100 vende.

Veprimtaria

Raiffeisen Bank në Shqipëri është banka më e madhe në vend dhe zë vendin e parë në të gjithë treguesit kryesorë të performancës. Baza e saj e aseteve është afro 2 miliardë euro dhe ka një rrjet prej 101 degësh nëpër të gjithë vendin. 180 ATM, 900 terminale POS dhe një ekip specialistësh të shitjeve direkte i sigurojnë Bankës një rrjet gjithëpërfshirës shpërndarjeje gati 3 herë më të madh se konkurrenti i saj më i afërt.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›