Vaqarr, aty ku "të shurdhojnë" motelet e qejfit
"Kam frikë të hipi në autobuzin e linjës së Vaqarrit, sepse udhëtarët mendojnë se po shkoj në motel", ankohet një banore e Vaqarrit. Anës rrugës për në Vaqarr, sapo del nga Kombinati në Tiranë, kanë lulëzuar shumë ndërtesa që janë kthyer në motele. Në çdo tri ndërtesa në Vaqarr, dy janë motele. Kjo rrugë ndryshe quhet edhe "Rruga e qejfit".
Ky lloj biznesi është kthyer në shqetësim për të gjithë banorët e Vaqarrit, të cilët kanë firmosur një peticion, me të cilin kërkojnë mbylljen e veprimtarive të këtyre moteleve, ose në të kundërt janë të detyruar që të largohen me banim nga Vaqarri.
"Na është bërë e pamundur jeta. Kemi turp nga fëmijët që dëgjojnë këto zhurma të turpshme", tregon një prind.
Banorët e Vaqarrit kanë trokitur në shumë dyer, por askush nuk e merr seriozisht shqetësimin e tyre. Janë 44 familje që kanë firmosur një peticion, me të cilin kërkojnë mbylljen e këtyre bizneseve. Këtë peticion ia kanë dërguar Kryeministrit të vendit, prefektit të Tiranës, kryetarit të komunës, por asnjë prej këtyre institucioneve nuk u ka kthyer përgjigje. Banorët presin më kot. Askush nuk e merr seriozisht ankesën e tyre.
"Shtëpia ime është e rrethuar nga tre motele. Nuk rrimë dot në shtëpi nga zhurmat e turpshme", tregon një tjetër banore e Vaqarrit. Ndërkohë që, një faqe e kodrës në Vaqarr ishte gërryer dhe po punohej. Kur e shikon nga larg mendon se komuna po shtron ndonjë rrugë apo po bën ndonjë investim publik, por jo. Po ndërtohet një motel tjetër në Vaqarr. Siç duket ky biznes sjell shumë fitime në këtë pjesë të kryeqytetit dhe të gjithë mundohen kush e kush të ndërtojë motele sa më shumë, me leje apo pa leje.
"Fiks Fare", së bashku me banorët, që kishin firmosur peticionin për mbylljen e këtyre aktiviteteve, shkuan në Komunën e Vaqarrit për të mësuar se përse nuk kishte kthyer asnjë përgjigje kjo komunë për këtë ankesë të 44 familjeve.
Në zyrë gjetëm nënkryetarin e Komunës së Vaqarrit, i cili nxori vetëm një fjali nga goja kur e pyetëm. "Po e kemi marrë peticionin". Më pas luante rolin e shurdhmemecit dhe nuk kthente asnjë përgjigje. Siç duket