Shima: Për një galeri bashkëkohore
Ministri i Kulturës, Ylli Pango, ka firmosur dje dy emërime të reja në krye të dy institucioneve të rëndësishme të kulturës në vend, siç është Muzeu Historik Kombëtar dhe Galeria Kombëtare e Arteve. Historiani Kasem Biçoku do të jetë tashmë drejtori i ri i Muzeut Historik Kombëtar, ndërsa Rubens Shima nga posti i zv/drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve do të kalojë në postin e drejtorit. Nëse ish-drejtori Beqir Meta kërkoi vetë të largohej nga ky post, me gjithë përpjekjet pozitive që pati gjatë kohës në krye të tij, lëvizjet në GKA, erdhën pas një sërë debatesh mes ish-drejtorit Genc Përmeti dhe drejtorit të sapoemëruar, Rubens Shima, për konceptet sesi duhet të funksiononte ky institucion.
Galeria e Arteve mban vitet e fundit një histori dështimi për sa i përket atyre që e kanë drejtuar, duke e kthyer këtë institucion në një sallë të zakonshme ekspozimi.
Ardhja e Shimës në këtë post shihet me pozivitet për vetë faktin se përpara se të vinte në postin e zv/drejtorit ai është njohur si menaxhues arti dhe njohës i mirë i artit bashkëkohor. Shima është kuratori i pavijonit shqiptar të Venecias, që pavarësisht konflikteve që krijoi në Tiranë përzgjedhja që ai bëri, rezultoi e suksesshme nga organizatorët dhe kritikët e kësaj Bienaleje. Por a mund ta ndryshojë Shima, gjendjen në këtë institucion, ku për gati dy vjet ai ka qëndruar në postin numër 2 të titullarit të saj?
"Vëmendje e madhe do t‘i kushtohet pjesës muzeale të GKA-së dhe vazhdimi i projekteve të nisura për ndërhyrjet në infrastrukturën e Galerisë së Arteve që tashmë ka filluar të jetë një ndër problemet e para që personalisht do të merrem me dëshirën e vetme për ta kthyer galerinë në një institucion të dashur për vizitorët", thotë Shima.
Sipas tij, ai synon një galeri të hapur për të gjithë komunitetin artistik dhe me konseguencë do të ndjekë paralelisht dy linja: artin e traditës dhe atë bashkëkohor. "Kjo politikë do të vijojë me një ndërhyrje të menjëhershme të konceptimit të linjave të ekspozimit dhe ndërhyrjen e domosdoshme në infrastrukturën e GKA-së, për të kapur standardet e ekspozimit që kërkon një vepër arti", thotë Shima.
Një ndër projektet e para që do të vazhdojë, do të jetë ai për investimin në fondin e GKA-së dhe njëkohësisht linja e dytë që do të ndiqet do të jetë ajo e artit bashkëkohor, me qëllim për ta kthyer GKA-në në një qendër mbështetjeje për artistët emergjentë.
"Do të vazhdojë pa ndërprerje projekti i hapjes së katit të tretë të GKA-së, që do të jetë dhe salla e re e artit pas viteve ‘90, e cila do të jetë gati për publikun për dy muaj, projekt ky i nisur me mbështetjen dhe financimin e bordit për zhvillimin e GKA-së. Ne bashkëpunim me MTKRS dhe bordin e GKA-së do të vazhdojnë investimet për ndryshimin dhe përmirësimin e strukturës dhe sallave të ekspozimit për t‘i kthyer këto në vende atraktive për vizitorin dhe turistët. Mendoj se ka shumë për të bërë", thotë Shima