Gjimnazistët kryeqytetas në konkurs për biznesin
Mbi 220 nxënës të gjimnazeve të Tiranës si "Ismail Qemali", "Partizani" "Qemal Stafa", "Sinan Tafaj" "A.Z. Çajupi", etj. të ndarë në 32 skuadra me nga 7 veta u përfshinë në programin e "JA Titan". Ata kanë simuluar në kompjuter duke luajtur rolin e menaxherëve të kompanive virtuale. Gjatë një periudhe tre mujore skuadrat konkurruan si të ishin në një situatë reale biznesi, duke marrë vendime mbi çmimin, prodhimin, investimin, dhe marketingun. Qëllimi i këtij programi, i shtrirë në tetë gjimnaze të qytetit të Tiranës, është që t‘i mësojë nxënësit si të operojnë në fushën e biznesit dhe pse biznesi dhe sipërmarrja e lirë janë të rëndësishme për jetën e tyre dhe të komunitetit.
Ky program u realizua nga Junior Achievement Albania (JAA) në kuadër të zbatimit të programeve të edukimit ekonomik dhe sipërmarrjes se lire, si dhe në bazë të Marrëveshjes së Mirëkuptimit me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ky program i ndihmon të rinjtë që të jenë një forcë punëtore e gatshme për të ardhmen, si dhe i nxit ata të ndihmojnë vetveten. JAA promovon këtë mision duke zhvilluar programet në 7 fusha kyçe: biznes, qytetari, ekonomi, sipërmarrje, etikë, literaturë, financë, si dhe puna për zhvillimin e aftësive praktike dhe zhvillim karriere.