Nisma, 160 pemë të reja u shtohen rrugëve të Tiranës
Në bllokun "1 Maji" do të mbillen 130 pemë dekorative bliri, ndërsa rruga "Milan Shuflaj" do të zbukurohet edhe me 30 panja të reja. Kjo është mundësuar falë sponsorizimeve të sipërmarrjeve private kryeqytetase, që i janë bashkangjitur nismës "Një qytetar-një pemë", e iniciuar nga Bashkia e Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, duke vlerësuar rëndësinë dhe faktin që kjo nismë po përkrahet nga një numër gjithnjë e më i madh sipërmarrjesh të ndryshme kryeqytetase, u shpreh: "Është kënaqësi e veçantë që sipërmarrje dhe shoqata vazhdojnë t‘i përgjigjen apelit tonë. Sot jemi këtu për të mbjellë 130 pemë të tjera, në një rrugë tjetër do të mbillen 30 të tjera e kështu me radhë do të vazhdojmë të mbjellim pemët, që nesër do t‘i japin qytetit tonë atë përmasë të gjelbër që është e domosdoshme për një qytet evropian. Tirana jonë evropiane po ndërtohet dita ditës dhe mbi të gjitha qyteti i fëmijëve dhe më të moshuarve do të garantohet dita-ditës, sepse janë ata të parët që kanë nevojë për këtë cilësi që ne po sjellim çdo ditë në kryeqytet".