E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen gazi, digjet shtëpia

Një banesë është djegur krejtësisht nga shpërthimi i një bombole gazi, duke lënë pa strehë familjen e Adem Fiskos, në fshatin Roshnik të Beratit. Rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, banesa është përfshirë nga flakët dhe çdo përpjekje e familjarëve dhe fqinjëve për të shuar zjarrin ka qenë e kotë. Ndërkohë, mjeti zjarrfikës e ka pasur të pamundur për të ndërhyjë në kohë për shkak të largësisë dhe infrastrukturës së rëndë rrugore. Policia sqaroi se zjarri është shkaktuar nga një pajisje me gaz që ishte harruar ndezur, kur në shtëpi nuk ishte njeri.

m.h.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›